Bujar Osmani: Fronti Evropian është feneri që do ta dërgojë këtë vend në BE

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, nga tubimi qendror i këtij koalicioni në sheshin e qytetit të Shkupit, deklaroi se shtatë vite më parë, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ndodhën ngjarjet më të kobshme të historisë së re të shtetit tonë.

“Ju kujtohen ngjarjet e 27 prillit, ende i kemi para vete pamjet e përgjakshme të deputetëve tonë. Cili ishte shkaku? Se shkak se Talat Xhaferi bëhej kryetar i kuvendi, cili ishte problemi? Vetëm pse ai ishte shqiptarë. Ende më kujtohen pamjet e Zijadin Selës që pothuajse humbi jetën atë ditë”, tha Osmani, duke shtuar se në atë kohë vendi ishte para një të ardhme të pasigurt.

“Ja saktësitë pas shtatë vite qëndrojë para juve dhe them se ja dolëm, dhe i bindëm ata cinikët se ne mundemi dhe ja dalim. Sot jo vetëm kryetarin e kuvendit, sot e kemi edhe kryeministrinë e parë shqiptarë, dhe kjo është gjë normale e pranuar nga të gjithë”, deklaroi Bujar Osmani, duke shtuar se nuk duhet të ndalohet këtu dhe se ka ardhur koha për presidentin e parë.

Osmani tha se Maqedonia përsëri është para një udhëkryqi ku ofrohen dy opsione, njëri është izolimi, opsioni që kërkon 61 deputetë dhe për të na larguar nga vendimmarrja.
“Dhe kemi opsionin tonë për vizionin tonë si vend i shpresës dhe mundësive. Fronti Evropian nuk është parti politike, është shumë më tepër se aq, është një ide, është besimi se po vijnë ditë më të mira për vendin tonë. Nuk i ndanë partitë në më të vegjël dhe më të madhej”, deklaroi Osmani, duke shtuar se do ta bëjë vendin anëtarë deri në vitin 2030.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu