Brukseli humb durimin: Ursula von der Leyen kërkon veprim urgjent nga qeveria VMRO–VLEN!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dërguar një mesazh të prerë për autoritetet në Shkup, duke theksuar se rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut është në rrezik për shkak të mungesës së vullnetit politik për të përmbushur detyrimet e dakorduara me Bashkimin Evropian.

Von der Leyen deklaroi se Bashkimi Evropian “mbetet plotësisht pas Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së” dhe se “hapi i ardhshëm dhe i vetëm para hapjes së negociatave është i qartë – ndryshimi kushtetues”.

Ajo theksoi qartë se “topi është në fushën e Shkupit” dhe se “BE-ja është gati”, duke nënkuptuar se bllokimi i këtij procesi vjen pikërisht nga vetë qeveria aktuale VMRO–VLEN, e cila me politikat e saj të mbyllura e euroskeptike po pengon rrugëtimin evropian të vendit.

Mesazhi i Von der Leyen shihet si paralajmërim serioz ndaj tendencave anti-evropiane të koalicionit qeverisës, që përmes vonesave dhe kalkulimeve politike po e izolojnë vendin nga partnerët strategjikë evropianë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VV: Shqipëria të kërkojë drejtësi në OKB dhe KIE për UÇK-në, jo në Sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar të mërkurën se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para se të protestojë kundër padrejtësisë të së ashtuquajturës Gjykatë Speciale, së...

Sela: Referendumi Kombëtar foli në Çair- Jo më diktat dhe degradim!

Çair, 15 Tetor 2025- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar pas tubimit të mbajtur sonte në Çair, duke e cilësuar atë...

Arben Ratkoceri: Pabarazi në arsim në Butel- 31 nxënës në klasat shqipe, vetëm 13 në ato maqedonase

Të dhënat më të fundit nga Komuna e Butelit zbulojnë një pabarazi të theksuar në shpërndarjen e nxënësve sipas përkatësisë gjuhësore. Sipas statistikave, në...

Ziadin Sela: Në Butel nuk ka ndasi politike, por referendum kombëtar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dhënë një deklaratë të fortë përmes rrjeteve sociale, ku ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve lokale në...

Ali Ahmeti: Me mobilizim dhe besim, Buteli do të jetë pjesë e historisë sonë fitimtare

Gjatë një tubimi të AKI-së me qytetarët në komunën e Butelit, Ali Ahmeti, ritheksoi rëndësinë e mobilizimit të plotë në këtë komunë, duke e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu