“Branitellat” vazhdojnë të mbeten të bllokuar/ Ilire Dauti vazhdon të mos procedojë propozimin e LSDM-së

Propozim ligji për të drejta ekskluzive të “Branitellave” dhe familjarëve të tyre vazhdon të jetë shkaktar i bllokimit të seancave të komisionit për Politikë Sociale Rini dhe Demografi.

Edhe seanca e gjashtë e këtij komisioni e kishte të njëjtin epilog, përfundoi pa filluar, përshkak se deputetja e LSDM-së edhe sot përsëriti kërkesën që të futet në rend dite pastaj edhe në votim propozim ligji i “Branitellave”.

“Dëshiroj të shtoj një pikë në rendin e ditës edhe atë pika e parë e rendit të ditës të jetë propozimi për të drejta ekskluzive për “Branitellat” dhe familjarët e tyre” – tha Trençevska.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit për Politikë Sociale, Rini dhe Demografi, Ilire Dauti vazhdon të hedh poshtë dhe të mos e pranojë propozimin e LSDM-së.

Dauti tha se nuk do ta pranojë kërkesën e LSDM-së sepse sipas sajë, ka kaluar afati i atij propozimi.

Shtoi se, LSDM-ja “bllokimin” e këtij komisioni e bën qëllimisht, sepse siç njofton, ligjet që duhet të kalojnë në këtë komision për shkak të bllokadës që bën opozitarja dërgohen në komisione tjera për diskutim dhe LSDM-ja nuk i bllokon komisionet tjera.

“Propozimi juaj nuk i përmbush kushtet sipas rregullores së Kuvendit të RMV-së dhe nuk mundemi që të pranojmë propozimin tuaj. Ju tashmë e dini që ligjet të cilat janë dashur të kalojnë madje nëpërmjet komisionit tonë kanë kaluar nëpërmes komisioneve të tjera dhe unë nuk kam vërejtur që ju jeni duke shkuar atje dhe të bllokoni punën e komisioneve apo në seanca plenare kur kalojnë por vazhdoni të insistoni të pengoni punën e këtij komisioni edhe pse edhe unë, edhe ju edhe të gjithë e dimë se ai ligj i ka kaluar të gjitha afatet të cilat janë të parapara sipas rregullores” – tha Ilire Dauti.

Kjo nuk është hera e parë që Komisioni për Politikë Sociale Rini dhe Demografi përfundon pa filluar sepse edhe pesë seancat e kaluara kishin po të njëjtin fat. E për shkak se nuk pranon të fus propozimin e “Branitellave” në rend dite, partitë maqedonase kanë dorëzuar interpelancë për shkarkimin e Dautit nga kjo pozitë, interpelanca e Levicës e mbështetur nga LSDM-ja dhe VMRO-ja është pranuar nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Faton Peci shpërthen pas fyerjeve në ‘Debat Plus’: Kallëzim penal ndaj Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

Faton Peci paralajmëron kallëzim penal ndaj pronarit të RTV Dukagjini, Ekrem Lluka, gazetarit Lirim Mehmetaj dhe drejtuesit të emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, pas...

Kete vit nuk do te kete Big Brother Vip Albania? Ish banorja ben deklaraten e papritur

Vetem pak muaj me pare perfundoi Big Brother Vip Albania 4 por fansat e programit pyesin cdo dite se kur do te nise Big...

Një grua në SHBA vodhi veturën nga qendra e rehabilitimit, policia nuk mundi ta kapte deri në Meksikë

Një grua që kishte qëndruar në një shtëpi për gra që janë rehabilituar nga varwsia e alkoolit në Kaliforni, vodhi një minifurgon dhe u...

Pronari i një rrjetit të fas food-it në Shkup i dhuron makinë punonjësit besnik: Më qëndroi pranë kur ishte më e vështira

Mishe, pronari i rrjetit të njohur të fast food-it Baking Bread nga Shkupi, ka bërë një gjest të rrallë për vendin tonë — i...

Presidenti i Sirisë paralajmëron Izraelin: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale

Gjatë vizitës historike në Shtëpinë e Bardhë më 10 nëntor, e para për një president sirian, Ahmad el-Chareh dha një intervistë për Washington Post,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu