Bota përcjell vitin e vjetër, vitin e ri 2025 i pari do ta presë Kiribati, ndërsa i fundit Ishulli Baker

Miliona njerëz në botë në sheshet e qyteteve të tyre, në qendrat turistike, në kafene, restorane, klube ose atmosferë familjare në shtëpi do ta përcjellin vitin 2024 dhe do ta presin Vitin e Ri 2025.

Vitin e Ri të parët do ta presin banorët e shtetit ishullor paqësor Kiribati (në orën 11 sipas kohës lokale të Maqedonisë), ndërsa vitin 2025 i fundit, 26 orë më vonë, do ta presë Ishulli amerikan Baker (1 janar në orës 13 sipas kohës së Maqedonisë).

Ahengje për pritjen e Vitit të Ri do të organizohen në Shkup dhe në qytetet tjera në vend. Programi muzikor në kryeqytet sonte do të jetë me interpretues maqedonas.

“Magjinë festive 2025” në sheshin “Maqededonia” e organizon Qyteti i Shkupit. Koncerti i vitit të ri do të fillojë në orën 19:30 me performancën e Sara Mejs. Nga ora 20:30 do të performojë grupi “Lubojna” ndërsa pastaj edhe “Area”, nga ora 22:00 dhe “Nokaut nga ora 23:30.

Nën moton “Historia e Vitit të Ri të Shkupit”, pritje organizon edhe Komuna e Kisella Vodës, në pllajën para sallës sportive “Rasadnik”.

Në koncertin, i cili do të fillojë në orën 20:00, do të marrin pjesë “Kuku Lele”, “DNK”, Vërçak, Vllatko Lozanovski. Udhëheqës i mbrëmjes do të jetë Igor Xhambazov, i cili do të performojë edhe me “Guru Hare bend”.

Komuna organizon program tërëditor për të gjitha gjeneratat – nga ora 10:30 është performanca e studios së baletit “Lebed”, do të vazhdojë me Bisera Mojanoska dhe grupin teatral “Teatri për ty”, ndërsa për më të vegjlit janë paralajmëruar “Potoçinja” dhe animatorë si dhe Baba Dimri.

Kryetari i Komunës Orce Gjorgjievski njoftoi se të gjithë shkupjanët janë të mirëseardhur në pritjen e organizuar të Vitit të Ri, i cili siç thotë, “premton argëtim të paharuar dhe shumë energji pozitive”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu