Bilall Kasami shet 7000 m² tokë pranë Monopolit në Tetovë për vetëm 7000 euro

Bilall Kasami shet 7000 m² tokë pranë Monopolit në Tetovë për vetëm 7000 euro – toka është e komunës, por ende asnjë reagim nga Policia Financiare dhe Prokuroria

Një skandal i rëndë po kalon në heshtje në Tetovë. Kryetari i Komunës, Bilall Kasami, dyshohet se ka shitur një parcelë prej 7000 metrash katrorë tokë komunale në zonën pranë Monopolit për një shumë qesharake prej vetëm 7000 euro, apo 1 euro për metër katror – një çmim që nuk ka asnjë lidhje me vlerën reale të tregut në atë zonë.

Kjo shitje ka ngritur dyshime serioze për abuzim me pronën publike, favorizim të palëve të caktuara dhe shkelje të rëndë të interesit publik. Për më tepër, pavarësisht se bëhet fjalë për një rast që duhet të jetë objekt hetimi serioz, deri më tani nuk ka asnjë veprim nga ana e Policisë Financiare apo Prokurorisë.

Qytetarët me të drejtë pyesin: Pse heshtin institucionet? Kush po i mbron përgjegjësit? A do të lejohet që prona e qytetarëve të grabitet në mënyrë të tillë të hapur dhe pa pasoja?

copy_EBBB77F6-FE7A-4928-A322-AF0E8C7192FE

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu