Biden kritik ndaj Netanyahut: Nuk po bën sa duhet për lirimin e pengjeve nga Hamasi!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë të hënën se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk është duke bërë mjaftueshëm për ta siguruar një marrëveshje për lirimin e pengjeve që po mbahen në Rripin e Gazës nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE.

Biden theksoi gjithashtu se SHBA-ja është afër ta paraqesë një propozim përfundimtar para negociatorëve që po punojnë për arritjen e një marrëveshje për pengjet dhe për armëpushim në Gazë.

Bideni i bëri këto komente për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pasi forcat izraelite i tërhoqën trupat e gjashtë pengjeve të vrarë në një tunel në Gazë.

Ushtria izraelite tha se ata u vranë së voni nga militantët e Hamasit.Vrasja e këtyre pengjeve nxiti kritika ndaj strategjisë së administratës së Bedenit për armëpushim në Gazë, si dhe rriti trysninë ndaj Netanyahut nga izraelitët për kthimin e pengjeve të mbetura në Gazë.

I pyetur nëse Netanyahu është duke bërë mjaftueshëm për arritje e një marrëveshjeje për pengjet, Biden tha: “Jo”, pa shpjeguar më shumë.

Biden tha se është “shumë afër” t’ua paraqesë të dyjave palëve një marrëveshje përfundimtare për pengjet.

“Shpresa vdes e fundit”, tha si kur u pyet nëse marrëveshja do të jetë e suksesshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu