Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të mbajë përgjegjësi kryetari Ali Ahmeti, por aparati shtetëror duke përdorur metoda të paligjshme për fituar zgjedhjet. Kongresi, i cili për disa funksionarë partiak shihet si rilindje, Bexheti thekson se është aktivitet i rregullt ku do të bëhen analiza.

“Ka të analizohet, ka shumëçka të analizohet dhe ne kemi për detyrim dhe obligim të analizojmë. Tash kongresi po bëhet për të analizuar palën tjetër, apo për të analizuar rezultatin brenda partisë? Kongresi bëhet si aktivitet i rregullt dhe normalisht do të shfrytëzohet situata që është para nesh edhe për një reflektim edhe ne ndaj votuesve, pavarësisht që kemi udhëheqjen me votë popullore”, tha Blerim Bexheti, sekretar organizativ i BDI-së.

Për të dëshmuar se BDI e dëgjon zërin e qytetarëve, Bexheti merr shembull tërheqjen e tij nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar.

“Ne nuk jemi subjekt që nuk e dëgjojmë edhe zërin e qytetarëve. Ja për shembull, unë dhe kolegia Arbana Pasholli jemi tërhequr nga pozicioni koordinator dhe zëvendëskoordinator që të krijojmë të rinjve, gjegjësisht me më pak angazhim publik do të kisha thënë”, u shpreh Blerim Bexheti, sekretar organizativ i BDI-së.

Megjithatë, kjo tërheqje e Bexhetit, për koalicionin VLEN është sa për sy e faqe, pasi sipas tyre dy dekada me radhë, BDI lëvizë vetëm karriget, por jo edhe njerëzit.

“Kjo është “reforma” që premton BDI t’i lëvizë karriget, por jo njerëzit që për dy dekada u bënë sinonim i arrogancës dhe abuzimit. Nëse për ta “ndryshimi” fillon dhe mbaron me Blerim Bexhetin, atëherë BDI e ka vulosur vetë fundin e vet politik”, thonë nga VLEN.

Paraprakisht, Kryesia e BDI-së vendosi që deri më 20 dhjetor të mbahet kongresi për të zgjedhur emrat e rinj të funksionarëve partiak. Në këtë kongres, kreu aktual i BDI-së, Ahmeti nuk pritet të ketë kundër kandidat.

Vendimi erdhi pas zgjedhjeve lokale, në të cilat BDI-ja nuk arriti të marrë udhëheqjen në shumicën e komunave ku banojnë shqiptarët. Ndërkohë nëpër rrjete sociale, funksionarë të caktuar të BDI-së, kanë filluar të japin porosi për reforma dhe rilindje brenda partisë. Gjendja në të cilën ndodhen integristët, për ekspertët është për alarm të kuq./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu