Bexheti për regjistrimin: Përgjegjësi duhet të mbajnë OBRM-PDUKM dhe VLEN

Derisa ish-drejtori dhe zëvendësi i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski dhe Ilmi Selami, nuk janë të gatshëm të sqarohen para opinionit pasi Gjykata Kushtetuese abrogoi disa dispozita të Metodologjisë për Regjistrimin e Popullsisë në vitin 2021 me të cilat ndahej popullata në rezident dhe jorezident, BDI theu heshtjen. Deputeti Blerim Bexheti i pyetur nga Alsat nëse BDI ndjen përgjegjësi pas këtij vendimi duke e pasur parasysh se regjistrimi i popullsisë u bë në kohën derisa ata ishin pjesë e Qeverisë, deklaron që përgjegjësi duhet mbajtur OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni VLEN.

“Përgjegjësinë duhet ta kërkoni te vullneti politik i opozitës së atëhershme OBRM-PDUKM, tani pushtet që me një vendim të kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë, Arben Fetai, Izet Mexhiti dhe të tjerët fshinë diasporën edhe nga karakteri etnik, politik edhe financiar. Të jemi të hapur deri në fund, ky vendim që ka nënshkruar kjo Qeveri e Hristijan Mickoskit, ka ulur përqindjen e shqiptarëve nga 29.50% në 24 e diçka përqind. Përgjegjësi morale, mbi të gjitha duhet të ketë e tërë qeveria, por mbi të gjitha ministrat shqiptarë duhet të ndjejnë një përgjegjësi aq të madhe saqë për aspekt moral dhe përgjegjësi politike”, deklaroi Blerim Bexheti, koordinator i Frontit Evropian.

Deputeti i Frontit Evropian, Skender Rexhepi i cili ishte dorëzues i iniciativës në Gjykatën Kushtetuese, thekson se qeveria aktuale në bazë ta ndarjes së popullatës rezident dhe jorezident, ka dëmtuar komunat shqiptare rreth 10 milionë euro. Sipas tij, për këtë duhet të ketë përgjegjësi. Rexhepi thekson që pavarësisht se ka qenë kundër ndarjes së popullatës në rezident dhe jorezident, BDI-ja asokohe ka bërë të pamundurën që të mos fshihet diaspora nga regjistrimi.

closevolume_off
“Unë tash nga kjo prizëm konsideroj që qeveria e atëhershme në këtë rast BDI-ja e ka bërë të pamundurën që të jenë edhe diaspora të përfshirë, por megjithatë pavarësisht që unë kam qenë kundër, por konsideroj që nga ai konstelacion politik më mirë le të përfshihen si jorezident dhe të jenë të përfshirë se të mos përfshihen fare…Konsideroj nga ky këndvështrim që BDI ka qenë e detyruar mes dy të këqijave të zgjedh njërën më pak të keqe. Më pak e keqe ka qenë në këtë rast jorezident, por megjithatë të figurojë në përqindje. Ndërsa sot kjo qeveri fare nuk ka pasur t’i ndajë ato jorezident në çdo beneficion që duhet të marrin ato sepse përgjegjësitë, tatimin dhe të mirat që ia sjellë diaspora vendit brenda një viti është gati sa një e katërta e buxhetit të shtetit”, deklaroi Skender Rexhepi, deputet i Frontit Evropian.

Nga ana tjetër, Izet Mexhiti, por edhe përfaqësues të koalicionit VLEN, pas vendimit të kushtetueses theksojnë se me këtë është vërtetuar se operacioni i regjistrimit, i realizuar nga BDI ka fshirë shqiptarët. Opozita shqiptare është shprehur edhe kundër regjistrimit elektronik që e paralajmëron kryeministri Mickoski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu