Berisha: Skandali i keqpërdorimit të parasë publike tregon se VV-ja buxhetin e shtetit po e përdorën për militantë

Zafir Berisha nga NISMA ka reaguar pasi që vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli ka fituar grant në vlerë 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë.

Berisha përmes një postimi ka thënë se është poshtërsi injorimi i aplikacionit për subvencione të Kooperativës Bujqësore “Krusha” e cila kryesisht menaxhohet nga gratë të cilave ju masakruan burrat dhe familjarë të tjerë gjatë luftës.

“Poshtërsia bëhet edhe më e madhe, kur e kupton se ministër Peci, i cili gratë e Krushës i shfrytëzon me foto për piarin e tij në rrjete sociale, kurse 100 mijë € e ka subvencionu një militant të VV i cili e udhëheqën propagandën linçues dhe shpifëse kundër të tjerëve në favore të sektit në pushtet, nëpër rrjete sociale.” – ka shkruar ai.

“Ky skandal i keqpërdorimit të parasë publike dhe qindra skandale të tjera, tregojnë se regjimi aktual buxhetin e shtetit po e përdorën për militant dhe blerje të votave. Vonim për me i dërgu në shpi ka, por shpëtim jo!!!” – ka përfunduar Berisha.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Grabitje si në film në Gjermani: 30 milionë euro zhduken nga trezori i bankës – 3.000 kasaforta të shkatërruara, autorët zhduken pa gjurmë!”

Një ngjarje që duket e marrë nga skenari i një filmi hollivudian ka tronditur Gjermaninë. Një grup grabitësish ende të paidentifikuar kanë depërtuar në...

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu