SHQIPËRI“Shqipëria po mbron një shtet që vret fëmijë” – Andi Bushati shpërthen ndaj qeverisë: “Qëndrim ekstremist pro-Izrael, po bëheni më katolikë se Papa!”

Një përballje e ashpër është zhvilluar mes analistit Andi Bushati dhe ministrit të Jashtëm Igli Hasani gjatë emisionit “Top Story” në lidhje me qëndrimin e Shqipërisë për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, si dhe për situatën humanitare në Gaza.

Bushati kritikoi ashpër qeverinë shqiptare për qëndrimin “ekstremist pro-Izrael”, duke e akuzuar se po mbyll sytë ndaj shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare nga ana e shtetit hebre.
“Po shohim një holokaust të dytë. Izraeli po kryen akte që vetë izraelitët i quajnë genocid. Shqipëria po mbron sulmet preventive ndaj Iranit, që janë të ndaluara nga Karta e OKB-së dhe Protokolli i Gjenevës. Po bëhemi më katolikë se Papa,” – tha Bushati.

Ministri Hasani reagoi menjëherë, duke i quajtur komentet e Bushatit “deduksione personale” dhe theksoi se Shqipëria është në përputhje me qëndrimet e aleatëve perëndimorë.

“Nuk jemi Hezbollah, zotëri. Jemi në krah të vendeve demokratike. Qëndrimet tona janë të pandryshueshme, në unison me BE dhe SHBA. Ne nuk mund të justifikojmë agresionin e Iranit që ka sulmuar edhe Shqipërinë.” – u shpreh Hasani.

Redi Shehu ndërhyri duke ngritur pyetje për standardet e dyfishta të perëndimit:

“Kur godet Rusia, e dënojmë të gjithë. Kur e bën Izraeli, heshtim. Po flasim juridikisht.”

Bushati nguli këmbë se sulmet izraelite janë të dënueshme dhe se Shqipëria duhet të mbajë një qëndrim më të ekuilibruar, pa humbur sensit e të drejtës ndërkombëtare.

Debati ngjalli shumë reagime në rrjet, ndërsa çështja e pozicionimit diplomatik të Shqipërisë mbetet temë e ndjeshme në sfondin e një konflikti me përmasa globale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu