BDI -Tetovë reagon për emërimin e “vojvodës” si zëvendës drejtori i NPK-së!

Hipokrizia e udhëheqësisë së komunës së Tetovës çdo ditë e më shumë po del në shesh.

Rast i tillë është edhe emërimi i “Vojvodës” së VMRO-DPMNE-së, Branisllav Jakimovski, si zëvendës drejtor i NPK-së informon Tetovasot.

Jakimovski njihet në opinion si mbështetës i vendosjes së kryqit në Kodrën e Diellit në Tetovë, gjë e cila shihet edhe nëpër postimet e tij në rrjetet sociale.

I njëjti është edhe anëtar i Institutit Patriotik të VMRO-DPMNE-së “Goce Dellçev. Institut ky që njihet për qëndrime ekstreme nacionaliste dhe anti-shqiptare.

Atë që e kemi thënë më heret, po vërtetohet. Kryqi në Kodër të Diellit është vendosur në bashkëpunim mes partnerëve të koalicionit, Lëvizja Besa dhe VMRO-DPMNE.

Ky bashkëpunim është aq i thellë, saqë kryetari Kasami detyrohet të largojë nga puna bashkëpartiakët e tij për t’i zëvendësuar më “Vojvodat” e VMRO-së.

Çfarë borxhi ka Kasami ndaj VMRO-DPMNE-së që është duke i shpërblyer me pozitat më të rëndësishme në komunë?

Qendra për komunikim me media, BDI – Dega Tetovë

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN në Vrapçisht injoron apelin e Avokatit të Popullit për mos­përdorimin e fëmijëve në fushatë

Avokati i Popullit ka bërë apel publik që fëmijët të mbrohen nga çdo formë e abuzimit politik gjatë fushatave zgjedhore. Megjithatë, vetëm pak orë...

Angelina Jolie: “E dua vendin tim, por sot nuk e njoh më Amerikën”

Në një kthesë të re të jetës së saj, aktorja dhe regjisorja e njohur po përgatitet të lërë përfundimisht Shtetet e Bashkuara pas përfundimit...

Izraeli nis transferimin e të burgosurve përpara lirimit

Izraeli ka filluar transferimin e të burgosurve në dy burgje përpara lirimit të tyre si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, e hartuar...

Kurti sulmon kandidatin e PDK-së në Mitrovicë: Po garojnë me gomë rezervë

Në një tubim në Mitrovicë, Albin Kurti ofendoi kandidatin e PDK-së Arian Tahiri duke e quajtur “gomë rezervë” teksa kërkoi mbështetje për Faton Pecin Kryeministri...

Bujar Osmani prezanton 5 zotime kyçe për shëndetësinë në Çair

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka prezantuar pesë zotime kryesore që synojnë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Në planin e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu