BDI: Shqiptarët nuk do të pranojnë që të përdoren si vegla në skenarë të shkruar në selitë e partive maqedonase

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, Shqiptarët nuk do të jenë vegla të skenarëve të të tjerëve dhe për partitë shqiptare në pushtet, tha se, Në vend që të ndërtojnë politika që i shërbejnë interesave kombëtare të shqiptarëve, këto subjekte janë bërë vegla të forcave që synojnë të dëmtojnë interesat tona.

“Pas zbulimit të turpshëm të djeshëm, ku deklaratat e disa partive shqiptare dolën se janë shkruar në selitë e partive maqedonase dhe më pas janë dorëzuar për të sulmuar BDI-në dhe liderin tonë, Ali Ahmeti, duam të nënvizojmë se ky akt ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë të thellë në mesin e shqiptarëve. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë që të përdoren si vegla në skenarë të shkruar në selitë e partive maqedonase.

Në vend që të ndërtojnë politika që i shërbejnë interesave kombëtare të shqiptarëve, këto subjekte janë bërë vegla të forcave që synojnë të dëmtojnë interesat tona. Ky është një sulm jo vetëm ndaj një partie apo një individi, por një përpjekje për të ulur dinjitetin dhe aspiratat kombëtare të shqiptarëve.

BDI mbetet e vendosur në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve, me transparencë dhe dinjitet. Nuk do të lejojmë që këto manovra të ulëta të na ndalin në rrugën tonë drejt përmbushjes së aspiratave të shqiptarëve për barazi dhe përfaqësim të drejtë. Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar dhe vigjilentë ndaj këtyre përpjekjeve për të na përçarë dhe për të manipuluar opinionin publik.

BDI dhe Ali Ahmeti do të vazhdojnë me përkushtim maksimal të udhëheqin kauzën shqiptare me dinjitet, gjithmonë duke respektuar vullnetin dhe aspiratat e popullit shqiptar”, tha BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nis përçarja në VLEN, Fatmir Limani kundër Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka dalë hapur kundër qasjes së lidershipit në koalicionin VLEN, duke sinjalizuar përçarje të brendshme...

Pakënaqësi në VLEN: Pas Fatmir Limanit reagon edhe Gazmend Sejfuli

Pas ministrit Fatmir Limani, edhe një tjetër themelues shpreh pakënaqësi ndaj VLEN. Gazmend Sejfuli, një nga themeluesit e Lëvizjes Demokratike, ka reaguar publikisht duke...

Filipçe e Angjushevi milionera, Besimi dhe Etemi me nga 3 vjet burg!

Megjithatë, fajtorët kryesor të tragjedisë, kryetari aktual i LSDM-së, atëkohë ministër i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev, pronar i kompanisë që ndërtoi...

Pakënaqësi në VLEN: Reagon gazetari Naser Pajaziti, kritika të ashpra ndaj “hardhucave dhe profiterëve sezonalë”

Gazetari Naser Pajaziti ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda koalicionit VLEN, duke ngritur shqetësime serioze për, siç i quan ai, riciklimin e...

Spiropali nga Shkupi: Gjuha shqipe të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu