BDI sërish reagon për programin vjetor në Kulturë: Kur heshtja dhe injorimi bëhen miratim!

Nga BDI në një komunikatë për media, kanë deklaruar se pas heshtjes së institucioneve dhe disa aktorëve shoqërorë në lidhje me reagimin e tyre për diskriminimin në shpërndarjen e fondeve për kulturë, ata janë të detyruar tu drejtohen edhe një herë opinionit dhe ndërgjegjes së shoqërisë.
“Në vend që politika kulturore të shërbejë si urë lidhëse midis popujve të ndryshë, në Maqedoninë e Veriut po zbatohet një politikë e pabarazisë kulturore, e cila në mënyrë sistematike shtyp prodhimin kulturor shqiptar.
Kjo nuk është një qëndrim politik – këto janë shifra zyrtare nga Ministria e Kulturës.
Fakte që nuk duhet të injorohen
Programi i ri vjetor për kulturën për vitin 2025 zbulon një pabarazi ekstreme në shpërndarjen e fondeve shtetërore:
Teatri dhe artet skenike: Projektet maqedonase kanë marrë 40 milionë denarë, ndërsa ato shqiptare më pak se 10%.
Muzika dhe festivalet: Projektet maqedonase kanë marrë 52 milionë denarë, ndërsa ato shqiptare vetëm 7,5 milionë denarë.
Botimet: Janë financuar 320 libra në gjuhën maqedonase me 39,5 milionë denarë, ndërsa vetëm 60 libra në gjuhën shqipe kanë marrë 6,6 milionë denarë.
Artet vizuale: Janë mbështetur 120 projekte maqedonase, përkundrejt vetëm 16 projekteve shqiptare, pa investime të rëndësishme për institucionet artistike shqiptare.
Infrastruktura kulturore: Institucionet kulturore shqiptare mbeten pa mbështetje financiare, gjë që rrezikon drejtpërdrejt funksionimin e tyre.
Kjo nuk është rastësi. Kjo është një politikë sistematike e eliminimit të kulturës shqiptare nga mbështetja institucionale.
A është ky një “shtet i barabartë për të gjithë”?
Kjo situatë nuk mund të minimizohet apo injorohet. Kultura është identitet, kultura është integrim, kultura është bashkësi.
Nëse institucionet me të vërtetë besojnë në një shtet multietnik, atëherë duhet të tregojnë se shteti mbështet në mënyrë të barabartë kulturën e të gjithë qytetarëve të tij.
Parimet e drejtësisë dhe barazisë në shpërndarjen e fondeve shtetërore nuk janë vetëm çështje kulture – ato janë një test për vlerat demokratike të vendit.
Thirrje publike për korrigjimin e kësaj padrejtësie
Prandaj, kërkojmë publikisht:
Ministria e Kulturës të japë një shpjegim të qartë për kriteret e shpërndarjes së fondeve dhe arsyet e këtij disbalanci.
Rishikim dhe korrigjim urgjent të Programit Vjetor për Kulturën për vitin 2025, për të siguruar që të gjitha komunitetet të marrin mbështetje të drejtë.
Maqedonia e Veriut, si një shtet që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duhet të tregojë se mund të sigurojë drejtësi, transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet.
Përndryshe, nuk po flasim për vlera evropiane, por për diskriminim të institucionalizuar.
Heshtja nuk është përgjigje. Heshtja është miratim”, thuhet në reagimin e BDI-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Përfundon një rund “i vështirë por i dobishëm” i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran në Oman

Përfundon një rund “i vështirë por i dobishëm” i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran në Oman Rundi i katërt i bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të...

Mënyra e votimit të fshehtë në Kuvend, AAK-ja nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuse

Gjatë ditës së nesërme deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ti drejtohen Gjykatës Kushtetuse. Sipas njoftimit për media AAK-ja do të dorëzojnë kërkesën...

Incident i ri mes shtetasve turq në vend: Tentoi ta vriste me kapak pusete

Një 35-vjeçar, shtetas i Turqisë është përpjekur të vrasë një tjetër shtetas turk në Shkup. Incidenti ka ndodhur pas mesnate në rrugën “Mitropolit Teodosij...

Mexhiti: Protagonistët e serialit të quajtur ‘rrënimi i qeverisë, dështuan’

Pas largimit përfundimisht të ASH-së së Arben Taravarit nga koalicioni VLEN dhe afrimin me BDI-në e Ali Ahmetit në rrjetet sociale ka reaguar zëvendëskryeministri...

Një pjesë e policëve nesër në protestë / Në mesditë do ta bllokojnë udhëkryqin te “Mavrovasja”

Sindikata e Pavarur e Policisë nesër del në protestë. Do ta bllokojnë udhëkryqin te “Mavrovasja” dhe do të vazhdojnë edhe para Këshillit gjyqësor. Kërkojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu