BDI për gurthemelin e djeshëm: Nga sabotues në përvetësues – politikë pa karakter

KUMTESË:

Nga sabotues në përvetësues: politikë pa karakter

Kur Bashkimi Demokratik për Integrim punonte për të siguruar financimin për Koridorin 8, ata votuan KUNDËR.

Kur ne nënshkruam marrëveshjen, ata na akuzuan për marrëveshje kriminale dhe korruptive.

Kur filluan punimet, mobilizuan çdo mjet për të na ndalur — me deklarata, fushata, bllokime dhe propagandë të hapur.

Por më e rrezikshme dhe e turpshme ishte se nuk e luftuan vetëm si projekt “të shtrenjtë” apo “të dyshimtë”.

E shpallën si rrezik për identitetin kombëtar. Si pjesë të një projekti të rrezikshëm për Shqipëri të Madhe.

E shndërruan në armë politike për të përhapur frikë, panik dhe ndasi etnike.

Për javë të tëra torturuan psikologjikisht qytetarët me pretendimin se ky projekt do ta shkatërronte shtetin.

Shkuan aq larg, sa akuzuan edhe aleatët tanë strategjikë — Shtetet e Bashkuara të Amerikës — për përfshirje në një “plan të errët”.

Dhe sot?

Sot fotografohen para këtij projekti si të ishte i tyre.

Sot përpiqen ta shesin si arritje personale, si fitore politike.

Kjo nuk është politikë.

Kjo është mungesë karakteri.

Kjo është hipokrizi.

Ata që e sabotuan nuk kanë as të drejtë morale dhe as të drejtë politike ta përvetësojnë sot.

Përkundrazi, u takon të kërkojnë ndjesë publike për frikën dhe përçarjen që mbollën, për bllokimet dhe gënjeshtrat që shpërndanë ndër vite.

Koridori 8 është vizion.

Është rezultat i punës sonë të palodhshme, i besimit tonë në të ardhmen euroatlantike, dhe i partneritetit të fortë me miqtë tanë amerikanë dhe evropianë.

Populli nuk ka harruar kush ndërtoi dhe kush sabotoi.

Dhe historia do t’i vendosë të gjithë në vendin që meritojnë

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu