BDI: Mbylljen e lojërave të fatit Taravari ta nis nga Çairi, Mexhiti kundërshtoi Ligjin

BDI dhe Fronti Evropian i kanë reaguar Arben Taravarit, dhe deklaratave të tij, se do t’i mbyll bastoret. I bëjnë thirrje që largimin e bastoreve ta fillojë nga komuna e Çairit, ku udhëheq partia Lëvizja Demokratike me lider Izet Mexhitin.

“Kandidati për president i opozitës, Arben Taravari, ka nis të tallet me qytetarët, ndërsa premton diçka kundër të cilës janë shprehur partnerët e tij të koalicionit. Ditë më parë, Taravari tha se “koalicioni opozitar menjëherë do të ndalojmë bixhozin plotësisht në Maqedoni”.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian e përkujton Taravarin se, ata që bllokuan Ligjin për lojërat e fatit në Komisionet parlamentare dhe pastaj nuk votuan në Parlament, janë pikërisht deputetët e opozitës, të cilët bashkë me padronët e tyre, VMRO-në dhe Levicën, e bojkotuan seancën parlamentare.

Njëkohësisht, i kërkojmë Taravarit që, nëse e ka përnjëmend mbylljen e bixhozit, të nis me kazinotë dhe bastoret në Komunën e Çairit, konkretisht te stadiumi i Çairit, nga ku partneri i tij i koalicionit merr qira të majme.

BDI dhe Fronti Evropian siguron qytetarët se që në fillim të mandatit të ardhshëm, do të miratohet Ligji dhe objektet e lojërave të fatit do të dislokohen nga objektet publike”, thuhet në reagimin e BDI-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

Qyteti japonez që SHBA-ja e bombardoi 12 orë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore

Kur lufta ishte drejt fundit, një qytet i vogël japonez u dogj nga një sulm që shumë njerëz e quajnë të panevojshëm. Kumagaya u...

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një rrjet të gjerë spiunësh rusë dhe njësi të inteligjencës ushtarake të përfshira në një fushatë disa-vjeçare sulmesh...

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përleshjet pas tërheqjes së forcave siriane nga Suwayda në...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu