BDI: Mbi 730 konkurse para zgjedhjeve, përpjekje e dëshpëruar për të manipuluar qytetarët

Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron hapjen e mbi 730 konkurseve publike në prag të zgjedhjeve si një përpjekje të hapur dhe të dëshpëruar të Qeverisë për të manipuluar qytetarët dhe për të blerë përkrahje politike përballë sip thonëa ata, humbjes së pashmangshme që e pret në tetor.

“Pas një viti të dështuar në çdo drejtim, pa reforma reale, pa progres në integrimin evropian, pa zhvillim ekonomik, pa përmirësim të standardit jetësor dhe me dështime spektakolare në politikën e jashtme, kjo Qeveri po përpiqet të mbulojë dështimin me mjete të vjetra: punësime parazgjedhore në administratë.

Konkurset e shpallura, në vend që të jenë instrument për ndërtimin e institucioneve funksionale dhe profesionale, janë shndërruar në vegla elektorale, të dizajnuara për të krijuar iluzionin e një Qeverie që “po punon”, kur në të vërtetë po dështon në çdo plan.
Kjo është një tentativë tjetër e radhës për të mashtruar qytetarët, për t’i trajtuar ata si numra në fushatë dhe për të siguruar mbështetje politike përmes interesit të ngushtë klientelist. Por qytetarët e dinë të vërtetën. Ata e shohin qartë qëllimin pas këtyre veprimeve.

BDI beson se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një referendum i qytetarëve kundër kësaj politike manipuluese dhe të paaftë, një mundësi për të ndëshkuar keqqeverisjen, paaftësinë dhe arrogancën që po i kushton vendit vite të tëra stagnimi.
Asnjë konkurs i lënë i papërfunduar deri në zgjedhje nuk do të mund të rikthejë besimin e qytetarëve ndaj një pushteti që i ka tradhtuar pritjet dhe ka dështuar në çdo angazhim publik.

Qytetarët nuk manipulohen. Qytetarët gjykojnë. Dhe gjykimi do të jetë i qartë në tetor”, thonë nga BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në...

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi i shtabit zgjedhor, Fisnik Ristemi, ka dhënë dorëheqje nga...

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu