BDI: Izet Mexhitit i merren kompetencat në Ministrinë e Mjedisit, tani është vënë nën kontrollin e një drejtori të VMRO-së!

Bashkimi Demokratik për Integrim informon se Ministrisë së Mjedisit të udhëhequr nga Izet Mexhiti, i janë marrë kompetencat dhe i kanë kaluar një drejtori të VMRO-DPMNE-së, pasi inspektorati ka konstatuar keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e Mexhitit dhe kabinetit të tij.

Siç thonë nga BDI, Mexhiti tashmë nuk ka asnjë rol në vendimmarrje apo nënshkrime.

Reagimi i plotë:

IZET MEXHITI ZHVISHET NGA KOMPETENCAT NË MINISTRINË E MJEDISIT PAS AKUZAVE PËR KORRUPSION DHE SHANTAZH

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) denoncon skandalin e rëndë që po ndodh në Ministrinë e Mjedisit, ku pas një kontrolli nga Inspektorati për Administratë, është vërtetuar keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ana e ministrit Izet Mexhiti dhe stafit të tij në kabinet.

Në bazë të vendimit të Inspektoratit Administrativ me numër 11-1653/2024, të datës 17.01.2025, Izet Mexhiti është zhveshur nga të gjitha kompetencat e tij, të cilat janë transferuar në Drejtorinë e Mjedisit.

Ky institucion, që deri në mandatin e BDI-së udhëhiqej nga një kuadër shqiptar, tani është vënë nën kontrollin e një drejtori të emëruar nga VMRO- DPMNE-së.

Me këtë vendim, Drejtori i ri është urdhëruar që të mos dërgojë për nënshkrim në kabinetin e Mexhitit asnjë dokument nga sektorët kryesorë të ministrisë, përfshirë Sektorin e Natyrës, Ujërave, Mbeturinave, Mjedisit dhe Ndotjes Industriale. Këta sektorë përbëjnë mbi 70% të kompetencave të Ministrisë së Mjedisit, duke e bërë këtë akt një zhvillim të paprecedentë.

Ky veprim ka ardhur si pasojë e ankesave dhe denoncimeve të shumta nga qytetarë dhe kompani, të cilët janë kushtëzuar nga kabineti i Mexhitit për të dhënë ryshfet në këmbim të shërbimeve administrative. Kjo është dëshmia më e qartë e kapjes së institucioneve nga korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë aktuale për të garantuar një administratë të pastër dhe funksionale.

BDI dënon ashpër këtë situatë dhe i bën thirrje organeve të drejtësisë që të nisin menjëherë hetimet për përgjegjësit, si dhe të sigurojnë që qytetarët dhe bizneset të mos jenë më viktima të shantazhit dhe korrupsionit shtetëror.

BDI do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve dhe të denoncojë çdo përpjekje për keqpërdorim të pushtetit nga zyrtarët e paaftë dhe të korruptuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë publikoi videon e vizitës së Trumpit në NATO, me këngën “Shtëpia e babës”

Komenti që tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve dje dhe ndoshta argëtoi disa të tjerë, ishte ai i shefi të NATO-s, Mark Rutte, i cili...

Liderët e BE-së takohen në Bruksel për të biseduar për sanksione kundër Rusisë

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë,...

BDI: Kur edhe anëtari shqiptar i grupit punues distancohet, bëhet edhe më e qartë se Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë është një mashtrim institucional

BDI: Kur edhe anëtari shqiptar i grupit punues distancohet, bëhet edhe më e qartë se Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë është një mashtrim institucional Bashkimi...

“Temperatura deri 41 gradë”, njihuni me parashikimin e detajuar të motit për Maqedoninë e Veriut

“Temperatura deri 41 gradë”, njihuni me parashikimin e detajuar të motit për Maqedoninë e Veriut Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i...

Prapaskenat e përplasjes / Rusia mund të sulmojë NATO, Trump “i shtrëngon lakun” Putinit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se gjatë një telefonate të kohëve të fundit e hodhi poshtë ofertën e presidentit rus, Vladimir Putin, për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu