BDI: Izet Mexhiti dhe ortaku i tij Rafet Muminoviq janë baballarët e bixhozit, kazinove dhe bastoreve

Ka reaguar ndaj Opozitës shqiptare, për siç thonë ata, shpifjet dhe lajmet e rreme.

Përmes një komunikate për media, nga BDI thonë se Izet Mexhiti dhe ortaku i tij Rafet Muminoviq janë baballarët e lojërave të fatit, bixhozit, kazinove dhe bastoreve.

Reagimi i plotë:

Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi duke theksuar se Opozita e pa udhë, në shërbim të agjendës pro-ruse, vazhdon përpjekjet për përçarjen e shqiptarëve duke përdorë lajme të rreme dhe shpifje, gjithmonë në shërbim të si VMRO-së dhe Levicës.

“Në mungesë të Programit si dhe duke e ndjerë humbjen e thellë, Fronti Evropian shpreh shqetësimin e thellë se Izet Mexhiti dhe derivatet tjera të Moskës dëshirojnë me çdo kusht shqiptarët t’i paraqesin si faktor kriminel dhe korruptues në Maqedoninë e Veriut. Të gjithë në vendin tonë, konkretisht shqiptarët e Shkupit dhe më gjerë, e dinë që Izet Mexhiti dhe ortaku i tij Rafet Muminoviq janë baballarët e bixhozit, kazinove dhe bastoreve. Është pikërisht Izet Mexhiti dhe disa deputetë shqiptarë të rreshtuar në agjendën ruse ata që nuk e votuan Ligjin për mbylljen e lojërave të fatit edhe përkundër thirrjeve dhe kërkesave të Lëvizjes Antibixhoz”, reagon BDI.

Sipas saj, arsyeja e vetme është se, Izeti dhe Rafeti siç thuhet “janë ortak të udhëzuar nga VMRO-DPMNE, ndërsa qëllimin kryesor e kanë të mbrojnë monopolin kriminel nga i cili financohen.”

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithashtu e dinë se, opozita e koordinuar ngushtë me VMRO-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, për një kohë të gjatë e kishin bllokuar propozim-ligjin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komisionet parlamentare, duke ju mundësuar qarqeve të errëta të krimit dhe korrupsionit të vazhdojnë me organizimin e lojërave të fatit. Bashkimi Demokratik për Integrim edhe një herë i apelon opozitës dhe partive politike të zhvillojnë fushatë demokratike dhe evropiane, ndërsa shembull më të mirë e kanë presidentin në ardhje, dr. Bujar Osmani dhe Frontin Evropian.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformatave dhe luftës hibride që po zhvillon Kremlini, ndërsa goditja më e mirë për Moskën dhe derivatet e saj, është mbështetja masovike më 24 prill dhe më 8 maj për Presidentin dr. Bujar Osmani dhe Frontin Europian”, reagon BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Peci i çon fjalë LDK-së t’i bëjnë aminin VV-së: Zot runa, nëse na bllokojnë për zgjedhjen e presidentit

Faton Peci, kryetari i Mitrovicës nga Vetëvendosje, ka “kërcënuar” Lidhjen Demokratike të Kosovës se bijnë në përqindje njëshifrore nëse nuk i bëjnë aminin Vetëvendosje...

Limaj reagon për herë të parë pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokën

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka falënderuar votuesit e tij për mbështetjen, duke theksuar se rruga që ka ndjekur ka qenë “e drejtë”. Sipas rezultateve...

Stefoski nga VMRO-DPMNE zgjidhet kryetar i Këshillit Komunal të Strugës

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së mbajtur të Këshillit Komunal. Zgjedhja e...

“Grabitje si në film në Gjermani: 30 milionë euro zhduken nga trezori i bankës – 3.000 kasaforta të shkatërruara, autorët zhduken pa gjurmë!”

Një ngjarje që duket e marrë nga skenari i një filmi hollivudian ka tronditur Gjermaninë. Një grup grabitësish ende të paidentifikuar kanë depërtuar në...

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu