BDI: Inspektorati Shtetëror i Tregut ka hequr gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar!

Nga BDI thonë se edhe një tjetër institucion shtetëror heq gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar.

“Sot paraqesim një tjetër veprim të papranueshëm nga një institucion shtetëror – Inspektorati Shtetëror i Tregut ka hequr gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar!

Në dokumentet e tij të reja, gjuha shqipe është fshirë plotësisht, duke shkelur çdo normë ligjore dhe kushtetuese që garanton përdorimin e dy gjuhëve zyrtare.

Ky veprim nuk është një gabim teknik – është një akt i paramenduar dhe një shkelje flagrante e barazisë gjuhësore.

Ky nuk është rasti i parë dhe, fatkeqësisht, nuk do të jetë i fundit.

Kjo është një përpjekje sistematike për të degraduar statusin politiko-juridik të shqiptarëve, të arritur me Marrëveshjen e Ohrit.

Ata që heshtin përballë kësaj padrejtësie janë po aq fajtorë sa ata që e zbatojnë këtë politikë diskriminuese.

Ne nuk do të heshtim! Shqiptarët do të reagojnë ashpër për barazi, drejtësi dhe mbrojtjen e dinjitetit institucional!

Vlen janë shndërruar në një instrument të përdhosjes së vlerave të barazisë dhe drejtësisë.

Populli dhe historia do t’u japin dënimin e merituar.

Ky regjim ka shpallur sulm të hapur ndaj të drejtave të shqiptarëve dhe po përpiqet me çdo kusht të zhbëjë arritjet tona historike.

Asnjë përpjekje për të na bërë qytetarë të rendit të dytë nuk do të kalojë.

Barazia nuk është e negociueshme – është një e drejtë e patjetërsueshme dhe do të mbrohet” – thonë nga BDI-ja.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gërvalla: Ka kaluar koha kur Serbia e sulmonte Kosovën dhe e gjente popullin e pambrojtur

“Ka kaluar koha kur mund të sulmojë Kosovën, t’i gjejë qytetarët të pambrojtur.” Këtë deklaratë e dha mbrëmë deputetja e GUXO-s – ish-ministre e Jashtme...

Ushtria e Maqedonisë së Veriut mori gjashtë obusë të rinj turq të tipit BORAN

Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka marrë gjashtë obusët e parë të rinj të lehtë të tipit BORAN, të zhvilluar me burime vendase dhe...

Kreu i forcave të armatosura të Iranit u eliminua pak javë pasi Izraeli ekzekutoi paraardhësin e tij! Kush ishte Ali Shadmani që “miratonte planet...

Ushtria izraelite (IDF) eliminoi mbrëmjen e kaluar komandantin e selisë ushtarake Khatam al-Anbiya, Ali Shadmani, i cili zëvendësoi Gjeneral Lejtnant Gholamali Rashid javën e...

Ikja e një heroi të heshtur – Osman Afizi, simbol i sakrificës dhe përkushtimit kombëtar

Para disa ditësh u nda nga jeta atdhetari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Osman Afizi, nga fshati Brezë i Karadakut, një emër që pak...

Bombardime masive iraniane shënjestrojnë selinë e Mossadit, Në Tel Aviv

Bombardime masive iraniane shënjestrojnë selinë e Mossadit, një stacion autobusi dhe një ndërtesë në Herzliya në periferi të Tel Avivit, ndërsa mbrojtjet e rënda...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu