BDI: Dështoi plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të Ramadanit në Serbi

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një reagimi vlerëson që dështoi plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe ishte arrestuar në Shkup.

“Mexhiti dhe Taravari, humbës të zgjedhjeve dhe vasalët e të preferuar të VMRO-së, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin shqiptar. Mickovski dje tha që Mexhiti e Taravari as nuk e kanë hap gojën në qeveri për Blerim Ramadanin dhe që nuk ka dëgjuar se janë lavdëruar për ‘lirimin’ e tij. Mungesa e legjitimitet dhe kredibilitetit të hyzmeqarëve në qeveri po i rrezikon ish ushtarët e UÇK-së, ndërsa po i lë shqiptarët jetim dhe të poshtëruar vetëm për hir të koltuqeve të hyzmeçarëve. Poshtërimi i shqiptarëve është alarmant dhe skandaloz”, thuhet në reagimin e BDI-së.

VasaLEN-ët, thuhet më tej në reagim, po na turpërojnë edhe përpara Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë dhunimin e Presidentes Osmani dhr arrestimin e Blerim Ramadanit, të gjitha me urdhër të drejtpërdrejt nga Vuçiqi dhe Serbia.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu