BDI: Dënojmë vendimin e MASH për të zëvendësuar me maqedonas përfaqësuesit shqiptarë në komisione të ndryshme

Nga BDI kanë reaguar ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pas, siç zëvendësimin e shqiptarëve me maqedonas në disa komisione në MASH. BDI këtë e quan “akt të qartë të diskriminimit etnik”. Nga BDI thonë se kjo është “goditje e rëndë për barazinë dhe përfaqësimin e drejtë të komunitetit tonë në institucionet shtetërore”.

“Me shqetësim të madh, ne në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) dënojmë vendimin e fundit të Ministrit të Arsimit për të zëvendësuar përfaqësuesit shqiptarë në komisione të ndryshme me përfaqësues maqedonas. Ky veprim është një shenjë e qartë e diskriminimit etnik dhe përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat kyçe të vendimmarrjes. Ja disa nga zëvendësimet e fundit që reflektojnë këtë praktikë diskriminuese: Xhemile Idrizi u zëvendësua me Keti Kostovska, Xhuliana Zairi u zëvendësua me Georgi Pandeliev Sokol Ahmeti u zëvendësua me Verica Paunovska, Laura Cana u zëvendësua me Slavica Mircevska, Liridona Bushi u zëvendësua me Daniela Graorska, Sadete Ramadani u zëvendësua me Biljana Trajkovska, Nuran Kadriu u zëvendësua me Anastasia Trajkovska, Abaz Fetishi u zëvendësua me Rajne Velinovska”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BDI-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu