“Bashkimi i shërbimeve sekrete do të krijojë amulli”, Selmani: Centralizimi i pushtetit, rrezik për demokracinë

Bashkimi i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Zbulimit nuk rekomandohet për momentin, për një shtet që përjetoi përvojën e përgjimeve masive nën drejtimin e Sasho Mijallkovit, thotë profesori i sigurisë Bashkim Selmani. Selmani thotë se sa më i ndarë të jetë pushteti, aq më i lartë funksionaliteti i institucioneve të sigurisë.

“Fatkeqësisht, Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Agjencia e zbulimit, në rast se do të jenë në një funksionalitet, demokracia në Maqedoni ka dëshmuar se është jofunksionale siç ishte rasti i Mijallkovit kur i tërë pushteti kaloi në një individ. Të prekni institucionet e sigurisë do të thotë të prekni integritetin e shtetit, prekni sigurinë, prekni sigurinë ekonomike dhe sigurinë individuale të qytetarëve dhe nga ana e tjetër po këto institucione nuk kanë dhënë një qasje reale se çfarë ndodhi në të kaluarën. Prandaj, fuzionimi i këtyre institucioneve do të krijojë më shumë amulli…”, tha Bashkim Selmani, profesor i sigurisë.

Profesori Selmani se thotë ekzekutivi duhet fillimisht të bëjë analizë të punës së institucioneve dhe ndryshimet eventuale të planifikohen mirë.

“Parë në aspektin funksional dhe në aspektin financiar, duhet të shihet se cilat kanë qenë prioritetet, devijimet dhe dështimet. po ashtu do të ishte mirë që këto ndryshime të mos ndodhin këtë vit por fillimisht të bëhet një vlerësim i funksionalitetit të saj dhe pastaj me organet ndihmëse të NATO-s, vetëm atëherë do të kemi shërim të situatës së sigurisë. E kundërta, çdo ndryshim që do të ndodhë aktualisht, i paanalizuar mirë, nënkupton që këto institucione sa më shumë që preken, aq më shumë kufizohet demokracia dhe aq më shumë centralizohet shteti dhe pushteti”, u shpreh Bashkim Selmani, profesor i sigurisë.

Analiza për planin e qeverisë për të bashkuar dy institucionet kyçe të sigurisë, Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Zbulimit vjen një ditë pasi Mickoski e konfirmoi që kjo pritet të ndodhë brenda disa muajsh. Plani ekziston që në kohën e qeverisë Zaev, por ai ishte vënë në pushim, me arsyetimin se akoma nuk janë pjekur kushtet për një gjë të tillë. Agjencia për Siguri Kombëtare për momentin është në kompetenca të qeverisë kurse Agjencia e Zbulimit është në kompetenca të Presidentit. Nuk dihet akoma se çfarë përfshin plani i bashkimit në lidhje me kompetencat dhe as me ndarjen e sektorëve të brendshëm të shërbimeve sekrete. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu