Aleanca: Deklaratat e Mickoskit, rrezik për stabilitetin – partnerët shqiptarë bashkëfajtorë me heshtje

Shkup – Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, duke i cilësuar ato si “skandaloze” dhe “provokim të hapur” ndaj shqiptarëve.

Në reagim, partia e akuzon Mickoskin për mohim të një pjese të historisë shqiptare dhe për veprime që rrezikojnë stabilitetin ndëretnik dhe procesin e integrimit evropian të vendit.

Aleanca kritikon edhe partnerët shqiptarë në qeveri për heshtje dhe relativizim të çështjes, duke i akuzuar se kanë vepruar kundër interesave të shqiptarëve edhe më herët.

Sipas saj, deklaratat e Mickoskit mund të tensionojnë marrëdhëniet mes bashkësive dhe të dëmtojnë kohezionin shoqëror në vend.

ASH:
Deklaratat e kryeministrit Hristian Mickoski për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare janë skandaloze dhe provokim i hapur ndaj ndjenjave kombëtare te shqiptarëve në përgjithësi.
Pas zhbërjes së shumë të drejtave dhe të arriturave të deritanishme, Mickoski tani tenton edhe ta mohojë dhe ndalojë një pjesë të lavdishme të historisë tonë. Ne e kemi pritur dhe paralajmëruar rrezikun se kjo Qeveri antishqiptare do të arrijë deri këtu dhe të gjitha veprimet tona kanë qenë pikërisht në frymën e parandalimit me kohë të një momenti si ky. Por ajo që edhe më shumë na shqetëson është heshtja e shqiptarëve në Qeveri të cilët siç duket edhe këtë duan ta kalojnë me relativizime dhe ndoshta edhe me sulme ndaj shqiptarëve siç kanë bërë deri më tani.
Deklaratat e kryeministrit Mickoski janë sa ofenduese për shqiptarët aq edhe të rrezikshme për stabilitetin e vendit, kohezionin ndëretnik, tensionimin e marëdhënieve mes bashkësive dhe të ardhmen europiane të vendit.
– Aleanca për Shqiptarët

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu