Bajrami: A ju duket rastësi!?

A ju duket rastësi deklarata e Taravarit, për gjoja 1000 vendime pune që do ti jep ministria e shëndetësisë vitin që vjen, në prag të seancës së Gjykatës Kushtetuese ku pritet të shfuqizohen 25 nenet e ligjit të gjuhës shqipe.

Nuk është rastësi, është deklaratë e dirigjuar dhe e kordinuar me VMRO-në që i paraprinë vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Këto janë forma joshëse për të vënë nën kontroll zërin kundërshtues që nxit edhe rebelimin e masës. Këto metoda ‘blerjeje’ të pakënaqësisë nën epitetin e mirëqenies ekonomike e sociale janë përdorur edhe në të kaluarën nga sistemi komunist i Jugosllavisë, konkretisht UDB-a dhe KOS-i. Pushteti antishqiptar dhe gjenocidal i Millosheviçit nuk ka ngërthyer në vete vetëm formën represive për të mbajtur nën kontroll një popull që nuk është pajtuar me sistemin dhe i është kundërvënë atij, por ka funksionuar edhe me joshje materiale të shtresave të ndryshme të shoqërisë, zakonisht atyre të zonave urbane. Janë ndarë bursa për studime, janë ofruar vende pune me rroga të majme, janë finansuar shoqata të ndryshme qeveritare dhe jo ‘qeveritare’, janë derdhur para pafund për shfaqe ‘teatrale’ e ‘kulturore’ sipas skenografisë të hartuar nga Byroja Politike e Beogradit etj etj.

Pra, është dashur vetëm të jesh i heshtur, të mos mbështetish lëvizjet popullore të cilat Sërbia i quante si seperatiste e irredentiste dhe vendi i punës ka qenë i garantuar, me mirëqenie financiare dhe mundësi karriere, me garanci për lëvizje të lirë etj. Pushteti asokohe ju ndalonte Kosovarëve dhe shqiptarëve në Maqedoni që të kenë Universitetin e tyre në gjuhën shqipe, por ju jepte bursa të studjonin në Beograd e në Moskë vetëm që të mos bëheshin pjesë e lëvizjeve për liri, pavarësi e barabartësi. Ju ndaloj Flamurin, por nuk ua ndaloj të punonin për sistemin. Në këtë formë pushteti mundoheshte të suprimoj, të shtyp, kundërshtimin (rebelimin) e shqiptarëve ndaj veprimeve të Sërbisë për heqjen e autonomisë së Republikës së Kosovës dhe kthimin e saj si pjesë integrale e shtetit Sërb.

Këto agjenda të sofistikuara nuk aplikoheshin, në mënyrë direkte, nga qeveritarët Sërb në Beograd, por viheshin në zbatim prej njerëzve të sistemit të cilët ishin shqiptarë, të lindur e rritur në Kosovë. Ishin vendas, qytetarë të qyteteve e të fshatrave të Kosovës e Maqedonisë. Ata flisnin shqip, shkruanin shqip, shkolloheshin shqip dhe punonin në vende pune ku shumica e kolegiumit ishin shqiptarë vendas. Si Rahman Morina, Mehmet Shoshi, Agim Muhagjiri etj. ishin përfaqësuesit e Millosheviçit dhe Partisë së tij (SPS) që vëndonin në zbatim agjendën e Beogradit në Prishtinë. Nëse kundërshtoje idenë e demostratave për pavarësi, këta të ofronin vend pune, të ngritnin në karrierë, të mbështesnin financiarisht, të mbronin prej agresionit shtetëror, e nëse ju jepje edhe informata e punoje për ta, të shpërblenin edhe me patundshmëri (banëse e shtëpi).

Klima që aktualisht mbizotëron në RMV me një sërë veprimesh antishqiptare të partisë më të madhe në pushtet, VMRO-së në njërën anë duke hequr Balancerin, duke përjashtuar shqiptarët nga pozitat kyçe shtetërore, duke i dënuar ata që rikujtojnë historinë e tyre të lavdishme (luftën e UÇK-së), duke tentuar zhbërjen e tërësishme të ligjit për gjuhën shqipe etj, dhe në anën tjetër deklaratat kontradiktore mes eksponentëve të vLEN-it, duke promovuar rrugë, duke premtuar vendime pune, duke premtuar salla sporti, vauçer për studentë etj. risjellë në vëmendje (ngjajshmërisht) qasjen e sistemit të atëhershëm të Jugosllavisë/Sërbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni.

Beteja për të shtypur tjetrin në identitet e kulturë ësht betejë e humbur. Përkundër krejt mekanizmave që shteti i Jugosllavisë i kishte, shqiptarët ja dolën që të ruajnë gjuhën dhe flamurin e tyre, lirinë dhe të qenit vetëvetja, ashtu siç i ka fal Zoti. Njëjtë edhe sot, s’do mund askush të shtyp e të zhbëjë atë që shqiptarët e Maqedonisë e kanë arritur me shumë mund e sakrificë.

Kosova u çlirua kurse Rahman Morina me shokë mbeti njollë e zezë e saj. Shqiptarët në Maqedoni do t’ja dalin të ruajnë gjuhën e tyre dhe asgjë s’do ti zbrapsë për të qenë popull shtetformues, kurse vLEN, njëjtë si Rahmani e Mehmeti, do të jenë pjesa më e errët e historisë së saj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Xumi eliminohet nga Big Brother VIP Albania pas një nominimi të tensionuar me Eglin

Pas një jave të mbushur me debate dhe përplasje, Xumi është eliminuar nga Big Brother VIP Albania, duke humbur përballë Eglit në nominimin kokë...

Hakeri “ka puls”! Hakerët thyejnë profilin e Lojërave Ol*mpike për të postuar Gjestin!

Faqja zyrtare e Lojërave Olimpike është hakuar. Gjesti, kryefjala e mediave rozë në ditët e fundit, po merr përkrahje të jashtëzakonshme nga masa, shkruan IndeksOnline. Por,...

Kasami: Tetovarët duan që edhe një mandat të jem në krye të Tetovës

Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në intervistën në Alsat, tha se, po do të kandidojë edhe...

Zot, ndoshta ka, ndoshta nuk ka!

Moderatori i Big Brother Vip Albania, Ledion Lico ka habitur shume ndjekes te show programit ne Top Channel, kur ne debat e siper ne...

Rikthehet dhuna e policisë – I riu shqiptar rrihet pa asnjë arsye

Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit që po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu