Bajram Rexhepi: Me “aminin” e Bilall Kasamit po fshihet një histori e larë me gjak në Tetovë

Tetovë, 6 Korrik 2025 – Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe njëherit shef i shtabit politik të kësaj partie në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në këtë komunë, duke akuzuar kryetarin aktual Bilall Kasami për përfshirje indirekte në atë që e cilëson si “krimin më të madh të përvetësimit të pronës publike”.

Përmes një video-postimi të publikuar sot, Rexhepi theksoi se “me aminin e Bilall Kasamit, në Tetovë po fshihet një histori e larë me gjak, nën hijen e një krimi të rëndë që ka të bëjë me përvetësimin e pronës publike”.

“Bilall, koha e llogaridhënies po vjen…”, u shpreh Rexhepi në mesazhin e tij, duke paralajmëruar se do të kërkohet përgjegjësi për veprimet e pretenduara që, sipas tij, po dëmtojnë interesin qytetar dhe historinë e qytetit.

Reagimi i Rexhepit vjen në një moment kur tensionet politike në Tetovë janë në rritje, veçanërisht në prag të përgatitjeve për zgjedhjet lokale dhe mes akuzash të ndërsjella për keqpërdorim të pushtetit.

🔗 #eVërtetaPërTetovën
🔗 #MjaftMë

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu