Aziri: Kryeministri shqiptar, sado teknik apo edhe simbolik, po vendosim standard të ri

Sot jemi këtu për të diksutuar e votuar një qeveri teknike, formulim i dalë nga marrëveshja mes partive kryesore parlamentare të kohës! Dhe që në fillim duhet të theksojmë se intrigues është definimi i i kësaj qeverie, rrespektivisht, dy tipare bien në sy gjatë këtij debati, dhe këtij propozimi! Teknik dhe Shqiptar. Qeveria teknike është formulim që dëshmon se demokracia jonë dështon pikerisht në momentet kur duhet të triumfon, në momentet kur praktikohet përmes votës së lirë!, ka theksuar Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarë nga foltorja e Kuvendit të RMV-së.

“Sadoqë është teknik apo edhe simbolik, ne sot po marrim pjesë në përurimin e një standardi të ri dhe si pjesmarrës i këtij momenti unë ndjehem i lumtur! Do të dëshiroja dhe do të punoja, që të avansohet ky standard pas zgjedhjeve të Majit! Një Kryeministër Politik Shqiptar, Një President Shqiptar, Një Shef i Gjeneralshtabit të Armatës së një vendi antarë rë Natos, do të ishte tregues i pjekurisë qytetare evropiane dhe dëshmi i daljes nga e kaluara ku përkatësia etnike ishte determinante për detyrat shtetërore!
Mendoj se nuk do të ketë rrugëdalje tjetër përpos përfilljes së realiteteve! Realiteti shqiptar është prezent në të gjitha segmentet e shoqërisë, si në ekonomi, kulturë, ushtri e kështu me rradhë! Dikush që do të tentojë ti anashkalojë këto realitete duhet të aplikojë një sistem despotik per ti shuajtur këto diverzitete!”, tha Aziri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zeqiri i replikon Taravarit: “Ziadin Sela ka një EGO – nuk tradhëton dhe nuk i serviloset VMRO-së”

Reagon krahu i Selës ndaj Taravarit: “Ziadin Sela ka burrëri dhe nuk shet komunat shqiptare VMRO-së” Pas deklaratës ironike të Arben Taravarit në emisionin "Politiko"...

Kërcënimi i kryekomitit!

(Nga: Medai Shaholli) Kryekomiti Micko, në një konferencë për media u pyet lidhur me deklaratat e ministrit të Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq se...

Taravari ironizon Selën: Me VLEN morëm 14 deputetë, po të vinte edhe Sela do të merrnim 15!

I ftuar në emisionin “Politiko” në televizionin Kanal 10, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga figurat kryesore të koalicionit opozitar shqiptar VLEN, z. Arben...

Kreu i BDI-së në pritjen për ditëlindjen e Mbretit Charles III në ambasadën britanike

Shkup, 10 qershor – Kryetari i BDI Ali Ahmeti bashkë me nënkryetarin Osmani dhe sekretarin e përgjithshëm, Faton Ahmeti, morën pjesë në pritjen e...

Fetai: Pata kënaqësinë të marr pjesë në hapjen zyrtare të “Barça Academy” në stadiumin e FC Shkupit

Zv.kryeministri Arben Fetai, ka marr pjesë në hapjen zyrtare të Barça Academy në stadiumin e FC Shkupit. “Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në hapjen...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu