Avokati serb zbardh mesazhin e fuqishëm të Zelenskyt – ja çka planifikonin serbët në Banjskë!

“Rusia po nxit luftë në Ballkan, në mënyrë që një shtet të sulmojë një tjetër”, kështu deklaroi ditë më parë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai bëri thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e gjerë rajonit të Ballkanit, pasi siç theksoi, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

Për këtë temë në një prononcim për “Bota sot” foli avokati serb, Çedomir Stojkoviq. Së pari, ai tha se ka disa arsyje pse Zelensky ka bërë këtë paralajmërim, derisa përmendi disa fakte.

“Presidenti Zelensky ka arsye shumë të mira për ta thënë këtë, duke pasur parasysh se shërbimi inteligjent i Ukrainës është thellësisht i infiltruar në administratën ruse, por në të njëjtën kohë merr shumë të dhëna sigurie nga partnerët perëndimorë. Gjithashtu, analistët pranë Kremlinit vënë në dukje rritjen e aktiviteteve të Federatës Ruse në drejtim të Ballkanit”, deklaroi avokati serb.

Krahas kësaj, Stojkoviq përmendi ngjashmërinë e rastit të Banjskës me atë të Donbasit të vitit 2014.

Ai tha se për muaj të tërë u propagandua në Serbi që Kurti po dëshrion t’i vrasë sërbët në Kosovë.

“Për më tepër, gjithçka që pamë rreth Banjskës është absolutisht e ngjashme me atë që ndodhi në Donbas në 2014. Mediat e regjimit në Serbi ndezën atmosferën në shoqëri në të njëjtën mënyrë si media ruse në Rusi në 2014, madje me të njëjtat fjalë. Fjalë me të cilat regjimi në Moskë etiketohet pothuajse nazist, i cili dëshiron ta dëbojë Serbinë nga Kosova, e cila dëshiron të krijojë një eksod për Serbinë. Për muaj të tërë në Serbi u krijua bindja tek serbët se regjimi i Albin Kurtit donte të vriste të gjithë serbët dhe më pas kishim formacione të armatosura identike me atë që ndodhi në Donbas në vitin 2014, operacionet e të cilëve u ndërprenë nga veprimet e policisë së Kosovës. Por, edhe për shkak të forcave të NATO-s që Ukraina nuk i kishte 2014 në territorin e saj”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, ai përmendi edhe politikat e Dodik, derisa theksoi rëndësinë e prezencës së shërbimeve të inteligjencës.

“Në të njëjtën kohë, Milorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë është një shërbëtor i hapur i Putinit, i cili prej vitesh ka shpallur përshkallëzimin përmes shpalljes së njëanshme të pavarësisë që kërcënon. Të gjithë individët e lidhur ngushtë me Moskën janë individë që menaxhohen lehtë nga Moska. Këta janë individë të privuar nga vullneti i tyre autentik, i cili është zëvendësuar nga narrativat dhe propaganda e Moskës.

Megjithatë, duhet ditur se prezenca e shërbimeve të inteligjencës në Ballkan është e madhe, pikërisht për ato arsye, dhe nuk mund të falënderojmë vetëm përfshirjen e madhe të Perëndimit që ende kemi paqe në Ballkan”, përmbylli Çedomir Stojkoviq për “Bota sot”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu