Asistentët e mjekësisë në UT bojkotojnë ligjëratat , kërkojnë pagesën e pagave të mbetura

Asistentët e mësimit praktik të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetit e Tetovës, kanë shprehur revoltën e tyre përpara rektoratit të UT-së, lidhur me mospagesën e siç thanë ata të vitit akademik 2022-2023. Asistentët e UT-së bojkotojnë mësimin që prej një muaji, ndërsa kusht për kthimin e tyre në ligjërata është pagesa e rrogave të mbetura, ose në të kundërtën, asistentët e Fakultetit të Mjekësisë nuk do të kthehen në ligjërata. Moskthimi i tyre nënkupton humbje për studentët e mjekësisë. Ka reaguar edhe rektori i UT-së Jusuf Zejneli. Ai premtoi se së shpejti pagesat do të kryhen.

“Ne asistentët e angazhuar me kontratë në vepër në fakultetin e shkencave mjekësore të UT-së, bojkotojmë mësimin praktik në këto fakultete, që nga fillimi i këtij viti akademik. Arsyeja e këtij bojkoti është mos realizimi i pagesave sipas kontratës për vitin 2022-2023 nga an e këtij institucioni. Informojmë studentët dhe opinionin publik se ky bojkot do vazhdoj deri në realizimin e pagesave të gjithë semestrave paraprak”, deklaroi Visar Xhaferi, asistent në Fakultetin e Mjekësisë në UT.

“Nga dita e parë që mora mandatin një nga angazhimet e mia ishte edhe krijimi i një gjendjeje stabile financiare në Universitet, faktikisht kjo u arrit edhe përmes themelimit të sindikatave që patën angazhime e protesta dhe pagat u rritën për 22 për qind. Gradualisht kemi krijuar një gjendje më të mirë që nënkupton se kanë filluar të realizohen edhe pagesat për profesorët part time dhe shumë shpejt edhe kjo pjesë do të realizohet në tërësi dhe nuk do mbetemi borxh askujt”, tha Jusuf Zejneli, Rektor i UT-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputeti i VV-së, Avni Dehari, mbështet Lëvizjen Arbëria – lëvizjen e re politike në Maqedoninë e Veriut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Avni Dehari, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Lëvizjen Arbëria, lëvizjen e re politike shqiptare...

Shaholli: Përqafimi i Bilit me Gordanën!

Presidentja e "državës Severna" Gordana Siljanovska, dje vizituar komunën e Tetovës sipas agjendës të parapërcaktuar apo te rastësishme, ku përmes incizimeve video të transmetuar...

VIDEO/ Turp Kombëtar! Të rinjtë në Kosovë përdhosin flamurin kombëtar- akt i shëmtuar që kërkon reagim urgjent

Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku disa të rinj në fshatin Studençan të Suharekës shihen duke shkelur dhe kaluar me makinë...

BDI: Me VLEN në pushtet, shqiptarët në Jegunovc nuk kanë as ujë! Ujin e ndalin, diskriminimin ndaj shqiptarëve nuk e ndalin

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë lidhur me ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm pas mesnate për qytetarët shqiptarë në Komunën...

ASH Ziadin Sela: 19 për Maqedonasit, 1 për Shqiptarët- Ministria e Energjetikës pasqyron fytyrën e deshqiptarizimit që po e udhëheq qeveria VLEN-VMRO

Ministria e re e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM), e formuar nga Qeveria aktuale e udhëhequr nga VMRO-VLEN, ka shpallur 20 punësime të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu