ASH – Ziadin Sela: Pas privatizimit të të gjitha pronave publike, tani Kasami po përgatit edhe privatizimin e ujësjellësit në Tetovë

Tetovë, 30 korrik 2025 – Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryetarit në largim të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke e akuzuar atë për privatizim të pronave publike dhe për përgatitje për shitjen e sistemit të ujësjellësit.

Në reagimin e publikuar, ASH Tetovë thekson:

Se Kasami ka privatizuar të gjitha pronat publike, duke i shitur ato për çmime “qesharake”.

Se po planifikon ta privatizojë edhe ujësjellësin e qytetit, duke e dhënë në duar të një kompanie private.

Kompania private, sipas ASH-së, do të vendosë vetëm aparate matëse të konsumit të ujit, ndërsa çmimi i ujit pritet të rritet ndjeshëm.

Të ardhurat, sipas tyre, do të përfundojnë në kompani private dhe te njerëz të afërt me kryetarin Kasami dhe subjektin e tij politik.

Sipas ASH, Tetova ka ujë të mjaftueshëm, por nevojitet ndërhyrje në rrjetin e amortizuar të furnizimit me ujë.

Ata theksojnë se paratë aktuale nga taksat janë të mjaftueshme për të bërë investimet e nevojshme, dhe se privatizimi nuk ka justifikim ekonomik, por është “plaçkitje” dhe “përfitim personal”.

ASH i bën thirrje qytetarëve dhe opinionit të reagojnë kundër kësaj që e quan “abuzim me pasurinë publike”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu