ASH Ziadin Sela: 19 për Maqedonasit, 1 për Shqiptarët- Ministria e Energjetikës pasqyron fytyrën e deshqiptarizimit që po e udhëheq qeveria VLEN-VMRO

Ministria e re e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM), e formuar nga Qeveria aktuale e udhëhequr nga VMRO-VLEN, ka shpallur 20 punësime të reja – 19 për maqedonas dhe vetëm 1 për shqiptar. Ky raport skandaloz i përfaqësimit etnik vjen si vazhdimësi e trendeve të punësimeve të njëanshme dhe eliminimit të shqiptarëve nga administrata shtetërore.

Kjo ministri, që nga themelimi i saj, është perceptuar si një institucion i kontrolluar ekskluzivisht nga VMRO-DPMNE dhe sipas vëzhgimeve të fundit, është kthyer në simbol të përjashtimit institucional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Situata është alarmante edhe në institucione të tjera, ku me ardhjen e Qeverisë aktuale, janë punësuar me mijëra maqedonas, ndërsa shqiptarët janë lënë jashtë ose janë larguar nga vendet e punës përmes ndërprerjes së kontratave.

“Po zbatohet një strategji sistematike e deshqiptarizimit të institucioneve. Ky është diskriminim i pastër dhe shkelje flagrante e Marrëveshjes së Ohrit,” thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët, e cila kërkon transparencë dhe rikthimin urgjent të mekanizmit të balancimit etnik.

Për më tepër, partia paralajmëron se heshtja e komunitetit ndërkombëtar ndaj këtij zhvillimi e bën këtë proces edhe më të rrezikshëm për paqen ndëretnike dhe stabilitetin demokratik në vend.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu