ASh-Taravari: Ka diskriminim të ndarjes së fondeve për universitetet shqiptare në Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, theksojnë se po bëhet një diskriminim sistematik ndaj institucioneve arsimore shqiptare dhe një përjashtim të qëllimshëm nga projektet, fondet dhe zhvillimi strategjik i arsimit në vend.

Nga atje thonë se ka diskriminim të hapur ndaj universiteteve dhe shkollave shqiptare.

Në konkursin për financimin e projekteve kërkimore shkencore me interes të veçantë shkencor dhe publik për vitin 2025 (30.4 milion denarë):

4 projekte i takojnë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” të Shkupit
1 projekt Universitetit “Goce Dellçev” të Shtipit,
0 projekte për Universitetin e Tetovës apo Universitetin “Nënë Tereza”.

Në konkursin për ndarjen e fondeve për financimin e projekteve kërkimore shkencore të Institucioneve Shkencore Publike (23.7 milion denarë):

7 institute maqedonase (instituti për gjuhën maqedonase, kulturën sllave, literaturën maqedone, historinë nacionale).
Vetëm një projekt për Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, me një shumë prej vetëm 2.9 milion denarë.

Realizimi i projekteve infrastrukturore me njësitë e vetëqeverisjes lokale (135 milion denarë):
Financohet ndërtimi i objekteve arsimore në komuna maqedonase: Kisella Vodë, Manastir dhe Vallandovë”, akuzojnë nga ASH.

ASH kërkon financim të drejtë për të gjitha universitetet dhe shkollat publike, pa diskriminim etnik. Rishikim të reformave me përfshirje të komunitetit akademik shqiptar dhe të gjitha bashkësive.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori...

Irani: Materiali bërthamor i pasuruar “nën rrënojat” e goditjeve nga lufta me Izraelin

Irani njoftoi të enjten se materiali i pasuruar bërthamor mbetet “nën rrënojat” e objekteve të goditura gjatë luftës së fundit me Izraelin. Ministri iranian i...

Gjermania mbështet planin francez për shtetin palestinez, sipas Bloomberg

Pas sulmeve në Katar, Berlini pritet të votojë pro Deklaratës së New York-ut për dy shtete Qeveria gjermane ka vendosur të mbështesë një propozim francez...

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu