ASh: Stoilkoviq ta njohë Kosovën, gjenocidin në Srebrenicë dhe të distancohet nga Putini dhe Vuçiçi, para votimit të Qeverisë

Aleanca për Shqiptarët ka bërë thirrje që VLEN të mos bëhet pjesë e Qeverisë përderisa Stoilkoviq nuk e njeh Kosovën, gjenocidin në Srebrenicë dhe nuk distancohet nga Putini dhe Vuçiçi. ASh tha se Qeveria e ardhshme përveç se është legjitime, ddo të ketë edhe elemente antishqiptare, antiperëndimore dhe antikushtetuese në raport me vendet fqinje.

“Stoilkoviq ta njohë Kosovën, gjenocidin në Srebrenicë dhe të distancohet nga Putini dhe Vuçiçi, para votimit të Qeverisë. Përveç që do të jetë jolegjitime, Qeveria e paralajmëruar në ardhje tanimë po shtohet edhe me elemente antishqiptare, antiperëndimore dhe antikushtetuese në raport me vendet fqinje. Ministri dhe zëvendëskryeministri që do të jetë i angazhuar për Marëveshjen e Ohrit, Ivan Stoilkoviq, njihet për qëndrimet e tij pro ruse dhe në një linjë me presidentin serb, Aleksandër Viçiç, nuk njeh Pavarësinë e Kosovës me çka rëndë e shkel Kushtetutën e vendit, si dhe e mohon gjenocidin në Srebrenicë dhe është tallur me të. Kërkojmë publikisht që para votimit të kabinetit qeveritar, Stoilkoviç të deklarohet publikisht për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur, ashtu siç e njeh Kushtetuta e vendit, si dhe të distancohet nga Putini dhe Vuçiçi dhe të deklarohet pro BE-së dhe SHBA-së. Përveç kësaj, Stoilkoviç duhet të pranojë edhe gjenocidin serb në Srebrenicë në përputhje me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të cilën e votoi edhe Maqedonia e Veriut. Ju bëjmë thirje edhe koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare (Vlen) që të paktën në këtë pjesë të mos bëjë servilin dhe të mos pranojnë të jenë në një Qeveri derisa Stoilkoviç nuk bën deklarimet e lartë përmendura”, thuhet në komunikatën e ASh-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu