ASh: Ranë maskat, Mickoski shpalosi bashkëpunimin që ka me opozitën shqiptare

Të nderuara media,
Të nderuar qytetarë,

Ditë më parë të gjithë ishim dëshmitarë të thirjeve të Hristijan Mickoskit për unifikim të bllokut nacionalist maqedonas, kundër shqiptarëve në njësinë e tretë zgjedhore dhe në mbarë vendin. Të trishtuar nga mbështetja masovike historike që populli i dha mbrëmë Frontit Europian në sheshin e Shkupit, Mickoski sot i bëri thirje opozitës shqiptare që të shpalosin koalicionin e fshehtë dhe të bashkohen kundër shqiptarëve.
Thirjes tonë për distancim nga deklaratat e bllokut VMRO, LEVICA dhe ZNAM, opozita shqiptare nuk ju përgjigj por zgjodhi të hesht duke konfirmuar kështu të gjitha konstatimet tona. Mbrëmë Mickoski konfirmoi edhe skenarin për përçarjen e Aleancës për Shqiptarët dhe tentimin e dështuar për ta shuar Aleancën, por të gjithë bashkë e morën përgjigjen nga mijëra anëtarët e simpatizantët tanë.

Opozitës shqiptare i bëjmë thirje sa nuk është vonë, që të bëhen të guximshëm dhe sot të dalin publikisht të refuzojnë thirjen e Mickoskit dhe të tërhiqen nga skenaret e rrezikshme anti shqiptare dhe anti perëndimore. Edhe nëse jeni të kapur, të shantazhuar, të kushtëzuar nga Mickoski ose cilado strukturë tjetër, ju sigurojmë se ne do të ju mbrojmë dhe shpëtojmë, vetëm mos pranoni të shisni interesat kombëtare dhe t’i shërbeni VMRO-së, Mickoskit, Moskës e Putinit.
Naim Bajrami – Aleanca për Shqiptarët –

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu