ASh: Po kthehemi në kohën e Jugosllavisë, kur fëmijët shqiptarë nuk pranoheshin në spitale

Pas lajmit se një foshne 14-muajshe ka ndërruar jetë në spitalin për fëmijë në Shjup, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës që siç thaz po tkheheni në kohën e Jugosllavisë kur shqiptarët nuk pranoheshin në spitale. ASh tha se, për një muaj, dy raste të keqtrajtimit Në klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve ndërkohë që pyeti, se edhe sa fëmijë do të pësojnë dhe sa familje do të përballen me tragjëdi të këtilla që dikujt t’i kujtohet të veprojë e të ndjejë përgjegjësi

“Po kthehemi në kohën e Jugosllavisë, kur fëmijët shqiptarë nuk pranoheshin në spitale

Për brenda 1 muaji, dy raste të mostrajtimit ose keqtrajtimit në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Rasti i dytë i foshnjës 14 muajshe përfundoi në mënyrën tragjike dhe përsëri e vetmja përgjigje është se “rasti do të hetohet”, “inspektorati do të dalin në terren”, por gjithçka përfundon në fjalë boshe dhe asnjëherë nuk vihet drejtësia në vend.
E gjithë kjo ndodh në kohën kur edhe drejtori edhe ministri i shëndetësisë thonë që janë shqiptarë.
Me tragjëditë e këtilla po kthehet koha e ish Jugosllavisë, ku fëmijët shqiptar vdisnin sepse nuk i pranonin nëpër klinika ose i trajtonin keq edhe kur i pranonin.
Për të mos mjaftuar kjo, si në rastin e parë edhe në rastin e dytë, në vend që të hetohen dhe sillen para drejtësisë mjekët e papërgjegjshëm, hidhen akuza nga më të ndryshmet për prindërit e fëmijëve. Në rastin e parë i akuzuan për keqkuptim e tani tentohet që babai të akuzohet për reagimin e tij që erdhi si pasojë e papërgjegjësisë së mjekëve me epilog fatal.
Pyesim publikisht se edhe sa fëmijë do të pësojnë dhe sa familje do të përballen me tragjëdi të këtilla që dikujt t’i kujtohet të veprojë e të ndjejë përgjegjësi? Fëmija i kujt e ka radhën që të përballet me këto klinika që për një kohë të shkurtër po shndërohen në morg për fëmijët shqiptarë?”, thotë ASh.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu