ASH : Pas distancimit të Siljanovskës, vetëm vLEN dhe Vuçiçi flasin për tensione

Pas distancimit të Siljanovskës, vetëm vLEN dhe Vuçiçi flasin për tensione

Skenaret konspirative për destabilizim të vendit, fillilisht u lansuan nga kryeministri Hristijan Mickoski, u përsëritën nga presidenti i Sërbisë Aleksandër Vuçiç dhe vazhduan të ripërsëriten nga zyrtarët e vLEN. Ditëve të fundit kryeministri Mickoski filloi të reterojë duke thënë se rreziqet janë elimimuar, ndërsa presidentja, Gordana Siljanovska Davkova, tha se nuk do ta mbledh Këshillin për Siguri pasi nuk ekziston një rrezik i tillë.
Pas këtyre zhvillimeve, të vetmit që vazhdojnë të shpërndajnë dezinformata për skenare destabilizuese janë presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesit e koalicionit vasal vLEN. Të parin e dijnë të gjithë se i konvenojnë situata të tilla dhe shpesh herë ka qenë nxitës me deklaratat e tij. Por, këta të tjerët kujt i shërbejnë dhe në mullirin e kujt dërgojnë ujë që ende përsërisin retorikën për destabilizim. Përgjigja është e kuptueshme dhe tanimë e kanë kuptuar të gjithë shqiptarët.
Ju bëjmë thirje që të tërhiqen urgjentisht nga lojrat e këtilla. E panë që servilizmi ndaj Mickoskit nuk ju mjaftoi për t’i mashtruar e frikësuar shqiptarët, por le ta dijnë se me servilizmin ndaj Vuçiçit edhe më pak do të mund të frikësojnë ndonjë shqiptar.

– Aleanca për Shqiptarët –

lajmet e fundit

Vjen propozimi publik për çështjen e Asociacionin/ Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare jep një version – zbulon synimin e Serbisë!

“Asociacioni të drejtohet në Gjykatën Kushtutese, të mos dëmtohet sovraniteti i Kosovës”“Një Propozim për Paqe dhe Stabilitet: Qeveria e Kosovës duhet ta dorëzojë Draftin...

Raketat balistike të Teheranit drejt Rusisë, Ukraina dhe SHBA të shqetësuara nga armatosja e Moskës!

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha të shtunën se ishte thellësisht e shqetësuar nga njoftimet për një transferim të mundshëm të raketave balistike iraniane...

Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë!

Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërkesën që Manuel Sarrazin i’a bëri për përfaqësimin e saj në CEFTA,...

Fundjavë e zgjatur, kolonë e gjatë veturash në pikën kufitare me Greqinë!

Fundjavë me fluks të madh turistësh në pikën kufitare me Greqinë. Një pjesë e mirë e bashkëqytetarëve do të festojnë 8 Shtatorin, Ditën e Pavarisisë,...

SHBA trajnon ushtarë për t’i nisur drejt Kosovës: Siguria dhe stabiliteti i rajonit janë të një rëndësie strategjike!

Faqja e përfaqësisë së Ushtrisë së SHBA-së në NATO ka publikuar një njoftim për ushtarët-qytetarë amerikanë të cilët do të marrin rrugën për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu