Arsovska ma akuza të reja për në Çair: “Po ndërtohen 50 objekte të reja pa leje, askush nuk reagon”

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka vazhduar me akuzat dhe me zbulimin e ndërtimeve pa leje në Komunën e Çairit. Në postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale, Arsovska ka drejtuar akuza të reja ndaj kryetarit të Komunës, Visar Ganiu.

“Le t’i thotë dikush Visar Ganiut se as kjo nuk i është lënë trashëgimi nga gjyshja, sepse ai pretendonte se ndërtimet pa leje i ka trashëguar, ndërkohë që këtu tani po ndërtohet. 50 objekte të reja janë në ndërtim aktualisht dhe askush nuk reagon. Nuk kanë leje, nuk kanë projekte, vjedhin ujë, vjedhin rrymë. Ju paguani taksa dhe skanoni fatura fiskale,” – ka shkruar sot Arsovska, duke paraqitur pamje satelitore nga ndërtimet në territorin e Çairit.

Ajo thekson se është detyrë e saj të raportojë kur dëmtohet buxheti i qytetit.

“Të punësuarit në administratën e Qytetit të Shkupit dhe unë si kryetare, kur kemi informacion apo kallëzim se dëmtohet buxheti i qytetit dhe kur jemi dëshmitarë të provave për dokumente zyrtare të falsifikuara, jemi të obliguar me ligj që ta paraqesim këtë. Përndryshe, me heshtje bëhemi bashkëpjesëmarrës në krimin e legalizimeve të paligjshme,” – ka shtuar Arsovska në postimin e saj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

Gjatë këtij viti janë regjistruar 36 raste të vdekjes së foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve

Gazetare: Linda Ebibi Ademi Gjatë këtij viti janë regjistruar 36 raste të vdekjes së foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë vetëm për...

Mickoski dhe Ahmeti, mund të takohen pas Vitit të Ri

Sigurimi i shumicës së Badinterit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe zgjidhjeve të tjera ligjore mund të jetë një rast që Kryeministri Hristijan...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu