Arsovska i shkon sërish Visar Ganiut në Çair – Zbulon ndërtesë me dokumente të falsifikuara: “Visar, bëhu burrë dhe eja përballu me falsifikimet!

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ka vizituar sot komunën e Çairit, ku ka denoncuar publikisht një tjetër rast të rëndë të legalizimit të paligjshëm të një objekti ndërtimor, për të cilin ajo pretendon se është ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme dhe me dokumentacion të falsifikuar.

Arsovska, e shoqëruar nga inspektorati i Qytetit të Shkupit, ka inspektuar nga afër objektin në fjalë dhe ka theksuar se ndërtesa është ndërtuar në vitin e kaluar, mbi tokë shtetërore, ndonëse në dokumentet zyrtare figuron sikur është ndërtuar në vitin 2011 – një vit kyç për procesin e legalizimeve në Maqedoninë e Veriut.

Sipas kryetares, jo vetëm që ndërtesa është legalizuar në kundërshtim me ligjin, por edhe lidhjet me rrjetin e energjisë elektrike dhe me ujësjellësin janë bërë në mënyrë ilegale, pa asnjë dokumentacion dhe “në të zezë”.

“Qyteti i Shkupit vitin e kaluar ka dhënë vendim negativ për këtë ndërtesë. E megjithatë, përmes falsifikimit të dokumenteve, objekti është legalizuar. Kjo është kriminale”, deklaroi Arsovska në videon e publikuar nga vendi i ngjarjes.

Ajo i ka drejtuar një thirrje të drejtpërdrejtë kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, duke e ftuar që të vijë në vendin e ndërtimit dhe të shpjegojë publikisht se si është bërë legalizimi i kësaj ndërtese me dokumente të falsifikuara.

“Na trego si e ke bërë këtë. Si ke arritur të falsifikosh dokumente për ta legalizuar këtë ndërtesë që nuk ekzistonte fare në vitin 2011. Të presim këtu”, u shpreh ajo me tone të ashpra.

Arsovska paralajmëroi gjithashtu se ky nuk është rasti i vetëm. Sipas saj, në Komunën e Çairit janë realizuar të paktën 150 legalizime të dyshimta, të cilat sipas saj do të hetohen një nga një.

“Këto nuk janë raste të izoluara. Janë rreth 150 legalizime të këtij lloji, që do t’i zbulojmë me fakte dhe me emra konkretë. Kjo është shkelje e rëndë e ligjit dhe abuzim me pronën publike”, deklaroi ajo.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Komuna e Çairit apo nga vetë kryetari Visar Ganiu lidhur me këto akuza.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur tensionet mes Qytetit të Shkupit dhe disa komunave janë përshkallëzuar për shkak të çështjeve të menaxhimit urbanistik dhe legalizimeve të objekteve të ndërtuara pa leje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu