Arrestohet personi që trafikonte armë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri

Një 33-vjeçar në Prrenjas ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se trafikonte armë zjarri nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.

Përmes një njoftimi, Policia bën me dije se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe një armë gjahu.

Ndërkohë grupi hetimor dhe Prokuroria vijojnë punën për hetimin e plotë të këtij rasti, për të kuptuar nëse ka persona të tjerë që mund të jenë të implikuar.

Njoftimi i Policisë:

Prrenjas-Finalizohet operacioni policor i koduar “Border Crossing”. Evidentohet dhe goditet një rast i trafikimit të armëve nga RMV-ja në Shqipëri.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 armë gjahu.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 33-vjeçari që dyshohet se ka trafikuar armët, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që dyshohet se trafikonte armë nga RMV-ja, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizuan operacionin policor të koduar “Border Crossing”.

Gjatë operacionit, në fshatin Skroskë, u lokalizua shtetasi Sh. Ç., i cili kishte me vete, 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 armë gjahu. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai i kishte trafikuar armët, nga RMV-ja në vendin tonë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. Ç., 33 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit Sh. Ç., si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Saranda Imeri: Largimi i Ermira Mehmetit një humbje e madhe për skenën politike! Në VLEN ka hapësirë, por varet nga ajo

Se a mund të kthehet Ermira Mehemti në politikë? Sarana Imeri tha se është vendim i saj, por hapësirën në VLEN do ta ketë,...

Granit Xhaka flet për Avdullahun dhe Hajdarin: “Vendimi i tyre për Kosovën është për t’u respektuar, por nuk do ta kishin të lehtë në...

Kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, ka dhënë së fundmi një intervistë për median zvicerane “Blick”, ku ka komentuar largimin e dy talenteve me...

Lakra turshi- superushqim për imunitetin, por ekspertët rekomandojnë që të konsumohet me kujdes!

Ndërkohë që shumë njerëz e preferojnë lakrën turshi si shoqërues ideal të mishit, patateve apo perimeve, ekspertët paralajmërojnë se përfitimet shëndetësore varen nga sasia...

Arabia Saudite, rruga më e drejtë në botë: 240 kilometra pa asnjë kthesë

Arabia Saudite mban një rekord unik në Librin Guinness: “Highway 10” është rruga më e gjatë e drejtë në botë, me plot 240 kilometra...

Gjimnazi “7 Marsi” në Tetovë organizon punëtori për bullizmin dhe dhunën me nxënësit e viteve të para

Sot, në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë është zhvilluar një punëtori edukative me temë “Bullizmi dhe Dhuna”, e organizuar nga psikologia e shkollës, znj....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu