Justin Timberlake është arrestuar për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur në Hamptons. Kështu ka deklaruar për ABC News, një oficer policie, përcjell klankosova.tv. Arrestimi ndodhi të hënën mbrëma në Sag Harbor, New York. Ylli i popit raportohet se do të jetë në gjykatë gjatë ditës së sotme.