Arrestohen personat që ndezën fishekzjarrë afër hotel Park-ut në Shkup, kërkohen ata të Butelit

Policia mbrëmë ka arrestuar dy persona të moshës 18 vjeçare nga Shkupi të cilët ndezën fishekzjarrë në një festë ditëlindjeje të organizuar në një objekt hotelierik në Parkun e Qytetit, me çka nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për shtatë ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan.

“Më 19 mars 2025 rreth orës 21.25 në SPB Shkup është denoncuar se në parkun e qytetit në Shkup ka fishekzjarrë dhe nuk respektohet vendimi i Qeverisë për zinë shtatëditore. Është vepruar menjëherë nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shkup dhe është vërtetuar se në një objekt gastronomie në parkun e qytetit ishte organizuar festimi i ditëlindjes, me ç’rast M.F. (18) dhe М.F. (18), të dy nga Shkupi kishin ndezur fishekzjarrë”, informojnë nga MPB.

Nga aty shtojnë se ata janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në stacionin policor lidhur me nenin 387 të KP-së, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Megjithatë, dy personat me kapele dhe me motor që, në mes të rrugës në Butel afër objektit ndezën fishekzjarrë, akoma janë në kërkim.

Shqiptarët e kësaj lagje të Shkupit dyshojnë se personat në fjalë janë të etnisë maqedonase dhe ndezjen e fishekzjarrëve e kanë bërë me qëllim që, faji t’u mbetet shqiptarëve dhe me këtë, të krijohet përshtypja në opinion se jo të gjithë shprehin dhimbje për tragjedinë e Koçanit.

“Vet fakti se kishin kapele në kokë dhe ndodhi pikërisht afër objektit të komunës dhe në rrugën kryesore, pa patur frikë nga policia, tregon se dikush dëshiron probleme ndëretnike dhe të na paraqesin se ne nuk kemi dhimbje për tragjedinë! Janë monstra që kërkojnë shpërqendrim të vëmendjes nga një rast tragjik në problem etnik”, thonë banorët shqiptarë të Butelit, ndërsa kërkojnë nga policia kapjen e shpejtë të dy personave të maskuar.

Në ndërkohë, në polici konfirmojnë se është hapur lëndë për këtë rast dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy personave.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov. Ai tha se për...

Arsim Zekolli: “Përjetuam edhe këtë – VLEN në Tetovë ndalon flamurin kombëtar në prag të Nëntorit!

Analisti Arsim Zekolli ka reaguar me tone të forta ndaj ndalimit të flamurit kombëtar në Tetovë, duke e cilësuar situatën si paradoksale dhe të...

Mobilizohet mërgata për Bajram Rexhepin

Ndërkohë që kandidati për një mandat të dytë i Vlenit për Tetovën Bilall Kasami e shiti bashkëpartiakun e tij njëherit kandidat për kreun e...

Ermal Mamaqi: “Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të tillë!

Gjatë një interviste televizive, aktori dhe sipërmarrësi Ermal Mamaqi ka bërë një deklaratë që ka ngjallur debat në rrjete sociale. Ai është shprehur se...

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu