Arratiset për herë të nëntë nga burgu Faton Hajrizi, i dënuar për vrasjen e policit rus

Faton Hajrizi, i dënuar për vrasjen e policit rus të UNMIK-ut, është arratisur nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës. Për këtë arratisje ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Në një njoftim për medie, ShKK-ja ka treguar se tashmë është njoftuar edhe Policia e Kosovës për këtë arratisje.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari F. H. është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur. Ai është gjithashtu përfitues i vikendit. Herën e fundit që ka shfrytëzuar vikendin ishte nga data 01 deri më 03 të këtij muaji. Për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letërrreshtimi dhe është njoftuar edhe policia. Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, është suspenduar oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R.” – njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Së fundmi, në një rrëfim për “Betimi në Drejtësi”, Hajrizi kishte rrëfyer se si më herët ishte arratisur 8 herë nga burgjet në Kosovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu