Arianit Xhaferi fiton përballë Sport Vision – Inspektorati detyron dyqanin të respektojë zbritjen e reklamuar

Aktivisti dhe analisti i njohur Arianit Xhaferi ka bërë të ditur sot se ka fituar një ankesë zyrtare ndaj dyqanit Sport Vision në City Mall, pas një praktike që ai e cilëson si mashtruese ndaj konsumatorëve.

Në një postim të publikuar më 27 prill, Xhaferi denoncoi se në dyqanin Sport Vision ishte reklamuar zbritje prej 40%, por në arkë i ishte refuzuar çmimi i zbritur. Përveç reagimit publik në rrjetet sociale, ai vendosi të bëjë edhe një parashtresë pranë Inspektoratit Shtetëror të Tregut, duke u thirrur në të drejtat e tij si konsumator.

“ISHT vendosi në favorin tim dhe subjekti në fjalë tash është i detyruar që mallin në fjalë të ma ofrojë me çmimin e reklamuar, pra për 40% më lirë,” njoftoi Xhaferi.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e vetëdijes juridike për të drejtat e konsumatorit, duke i bërë thirrje qytetarëve që në raste të ngjashme të veprojnë menjëherë.

“Thjesht ta dini: çmimi i reklamës është çmimi i shitjes. Nëse thonë ndryshe, informoni ata që e dini këtë rregull për të shkurtuar procedurën. Nëse nuk binden, një minutë punë keni,” shkroi ai, duke ndarë edhe linkun për parashtrimin online pranë ISHT: https://www.dpi.gov.mk/index.php/mk/odnosi-so-javnost/prijava-od-gragjani/view/form

Rasti i Xhaferit shërben si shembull konkret i fuqisë që konsumatorët kanë për të kërkuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre në një treg që shpesh abuzon me informacionin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu