“Apostulli” i Ilir Ikonomit erdhi edhe në Shkup

Në Shtëpinë Muze të Nënë Terezës në Shkup sot u promovua libri “Apostulli”, vëllimi i parë i një biografie të re për Fan Nolin, shkruar nga gazetari i mirënjohur, Ilir Ikonomi.

Ikonomi thotë se ka punuar për këtë libër prej gati shtatë vjetëve dhe se ky vëllim ka shumë fakte të reja, detaje dhe një këndvështrim të ri.

Ikonomi tha se ky është vetëm vëllim i parë i librave për Nolin dhe përqendrohet vetëm në jetën e tij në SHBA. Ai tha se Noli ishte një thesar dhe inovator i madh. Sipas Ikonomit, Nolin, edhe pse prift ortodoks, shkonin në Boston tek kisha ta dëgjojnë edhe shqiptarë myslimanë.

“Fetë nuk janë të liga, por siç ua mësojnë shqiptarëve të farmakosura dhe të shtrembëruara janë të rrezikshme për vdekje”, tha thënë Noli, e tregonte autori i librit Ilir Ikonomi.

Për të pranishmit promovimi i librit në Shkup, në muzeun e një shenjtoreje katolike, për një prift ortodoks, tregon dëshminë që e ka theksuar edhe vetë Noli, se për shqiptarët rëndësi ka më shumë gjuha e pastaj të tjerat.

Në këtë vëllim prej 430 faqesh, gazetari Ikonomi jep një përshkrim realist dhe me ngjyra të gjalla të Fan Stilian Nolit, në periudhën që fillon me arritjen e tij në Amerikë në vitin 1906 dhe mbaron në vitin 1920, kur ai u largua për në Shqipëri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kandidati i “pavarur”, por i shoqëruar me komitë!

Kandidati i "pavarur", por i shoqëruar me komitë! A është ky kandidati i "pavarur" apo kandidati i deleguar nga Mickua për kryekomunar në Strugës, biznesmeni...

Statistikat që tronditin: 641 ndarje në 5 muaj – po shkatërrohet familja?

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar plot 641...

Në Strugë liqeni kumbon shqip – Meidani përkrah Inva Mulës dhe Genc Tukiqit

Struga u bë sërish epiqendër e artit dhe dialogut kulturor me edicionin e pestë të festivalit “Struga Fest”, një ngjarje që po kthehet në...

Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë. Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani. “Sulmet...

Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici

VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu