Mickoski në ofensivë kundër Ali Ahmetit: Garë elektorale apo dominim etnik?

Analistët paralajmërojnë se retorika e liderit të VMRO-DPMNE-së tejkalon kuadrin e zgjedhjeve lokale dhe po shndërrohet në një strategji për dominim politik dhe kontroll mbi përfaqësimin politik shqiptar.

Fushata lokale zgjedhore ka hyrë në një fazë të re të tensionit politik, në qendër të së cilës është gjetur retorika e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Në vend që të fokusohej tek komunat, projektet dhe programet e zhvillimit, Mickoski ka zgjedhur një diskurs për “zhdukjen politike të BDI-së dhe Ali Ahmetit”, gjë që sipas analistëve e zhvendos fushatën drejt një drejtimi etnik dhe polarizues.

Analisti politik, Qenan Aliu, në një deklaratë për Frontline, vlerëson se Mickoski përdor një diskurs ekstrem polarizues dhe politikisht joracional.

“Ky është një diskurs jashtëzakonisht polarizues dhe politikisht joracional. Nëse e analizojmë në një dimension taktik, mund ta komentojmë si një lojë për rritjen e votave të partive përkatëse, por në çdo rast, kjo ndoshta mund të tejkalohet në nivel lideri, por jo një diskurs me të njëjtin aversitet si kryeministër. Detyra e kryeministrit është të tregojë empati dhe energji pozitive në shoqëri, jo aversion dhe polarizim”, tha Aliu për Frontline.
Në të njëjtin ton reagon edhe analisti Urim Saliu, i cili paralajmëron se Mickoski po hyn në një terren të rrezikshëm për balancën politike në vend.

“Beteja politike e Hristijan Mickoskit duhej të ishte e fokusuar tek zgjedhjet lokale dhe sfidat e brendshme në bllokun maqedonas, por ai dukshëm po zgjerohet edhe në skenën politike shqiptare. Retorika e tij kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit, ndërkohë që tregon hapur simpati ndaj koalicionit VLEN, ngre dyshime mbi motivet e tij të vërteta, thotë Saliu për Frontline.
Sipas tij, Mickoski po përpiqet të krijojë “parti të kontrolluara shqiptare”, të cilat do t’i shërbenin si partnerë të bindur në pushtet:

“Nëse një lider maqedonas përpiqet të vendosë se kush duhet t’i përfaqësojë shqiptarët, kjo paraqet ndërhyrje të drejtpërdrejtë në autonominë politike të një komuniteti. Kjo nuk është më një betejë politike, por një përpjekje për kontroll”, shton Saliu.

Në të njëjtën linjë, analisti Driton Zenku vlerëson se Mickoski nuk po zhvillon fushatë për komunat, por për dominim politik dhe identitar.

“Për të, “shkatërrimi i BDI-së” nuk është çështje lokale, por një kauzë kombëtare që mobilizon elektoratin maqedonas, shmang përgjegjësinë dhe mban VLEN nën kontroll. Me këtë narrativë, ai dëshiron të prezantohet si “çlirues i maqedonasve nga pengesa shqiptare” dhe të vendosë një rend të ri politik ku shqiptarët do të përfaqësohen vetëm nga partnerë që i binden”, thotë Zenku për Frontline.
Sipas tij, fushata komunale është vetëm skenë, ndërsa beteja e vërtetë e Mickoskit është për pushtet absolut, ku shqiptarët do të kenë një rol të kufizuar dhe të kontrolluar.

Deklaratat e analistëve tregojnë qartë se fushata lokale e Mickoskit tejkalon kontekstin zgjedhor dhe po shndërrohet në një projekt për riformulim të marrëdhënieve etnike dhe politike në shtet. Kjo retorikë, sipas tyre, mund të krijojë ndarje të reja dhe të minojë idenë e bashkëjetesës, e cila më shumë se dy dekada është themeli i stabilitetit në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë një mitingu partiak në ditën e parë të fushatës zgjedhore, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e drejtoi fjalimin e tij kundër kundërshtarit politik nga radhët e shqiptarëve.

“Pas 15 muajsh, ose më saktë një vit e gjysmë, ai (Ali Ahmeti) shkoi në opozitë dhe pas këtyre zgjedhjeve do të tërhiqet nga politika, ju garantoj”, theksoi Mickoski në fjalimin e tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

Trump protestuesve iranianë: “Ndihma është në rrugë”- paralajmëron veprime të forta ndaj Teheranit

Donald Trump u ka dërguar një mesazh protestuesve iranianë duke deklaruar se “ndihma është në rrugë”, në një kohë kur Irani po përballet me...

Kasami dhe Qoku me BMW 150 mijë euro — dëshmi e “suksesit ekonomik” pas dy vitesh qeverisje

Në takimin e fundit të liderëve politikë, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te temat politike, por edhe te paraqitja luksoze e dy figurave të...

Osmani s’është e padiskutueshme për LVV-në, partia e Kurtit çon mesazh se “mbeten të hapura” opsionet për Presidentin

Vjosa Osmani po kërkon të rizgjidhet presidente për t’i vazhduar “punët e mira dhe të përbashkëta” me Albin Kurtin, partia e të cilit aktualisht...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu