Anulohet paraburgimi për 5 policët, Recaj: Gjykata veproi në kundërshtim me ligjin

Masa e paraburgimit për pesë policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të një 27-vjeçari në Lipjan është anuluar, duke rikthyer çështjen për rivlerësim të bazuar në procedura të rregullta ligjore.

Lajmin e ka komentuar avokati Anton Nrecaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1, i cili theksoi se vendimi i shkallës së parë ka qenë që nga fillimi në kundërshtim me procedurat penale të Republikës së Kosovës.

“Ka qenë e ditur që do të anulohej vendimi i shkallës së parë. Që në fillim, ai vendim për veprën e dyshuar ‘vrasje nga pakujdesia’ ka shkuar në kundërshtim me procedurat penale të Republikës së Kosovës,” deklaroi Nrecaj.

Ai kritikoi edhe arsyetimin e Gjykatës Themelore në Lipjan, e cila kishte përmendur si një nga bazat e caktimit të paraburgimit “presionin publik”, çka sipas Recajt, nuk përbën kriter të ligjshëm për një masë të tillë.

“Nëse i referoheni vendimit të Gjykatës në Lipjan, një nga pikat kryesore ishte se të akuzuarit janë në rrezik për shkak të presionit publik. Kjo nuk është në harmoni me procedurat penale dhe është praktikë e gabuar. Për të caktuar një masë si paraburgimi, duhet të përmbushen kritere strikte,” shtoi ai.

Nrecaj theksoi se ky rast duhet të shërbejë si kujdes i shtuar për vendimet e ardhshme gjyqësore, duke u bazuar rreptësisht në ligj dhe jo në trysni apo interpretime të papërshtatshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu