Anketa e fundit, deshifron pakënaqësinë ne VLEN, Taravari prinë bindshëm!

Anketa e fundit e Agjencisë Market Vision, porositur nga MKD.mk, tregon se lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari është pothuajse me besueshmëri më të lartë se të gjithë liderët e partive të tjera politike të koaliconit VLEN.

Sipas anketës në fjalë, Taravari gëzon besueshmëri prej 3,8% i vetëm, kundrejtë Mexhitit me 2,1%, Kasmit 1,7% dhe Gashit me vetëm 0,8%.

Pra, vlerësimi i përgjithshëm i liderëve të partive në koalicionin VLEN, nxjerr në pah se vlerësimin më të lartë e ka Taravari, i cili ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale do të garojë me lista të veçanta për këshilltarë komunal.

Taravari para vendimit për të garuar i vetëm, kishte kërkuar anketa dhe kishte prezantuar disa anketa të brendshme të partisë së tij, por kjo nuk u pranua nga tre liderët e tjerë të koalicionit, me çka edhe kjo anketë i jep të drejtë atij mbi vendimet e fundit të sjellura në Kryesinë më të ngushtë partiake, dhe sqaron qartë se pa Taravarin, VLEN nuk ka besueshmëri te popullata.

Pastaj, pa Taravarin VLEN nuk ka vlerësim më të lartë se Ali Ahmeti, ndërsa me të lideri i BDI-së, mbetet pas.

Sa u takon partive politike, edhe aty ASH e drejtuar nga Taravari është forca kryesore politike për nga mbështetja kundrejtë LD, BESA dhe Alteranativa.

Në pyetjen se cilën parti politike do ta votoni në zgjedhjet lokale, 5,8% janë shprehur për ASH-në, për Besën 2,6%, për LD 3,6% dhe për AAA 1,0%.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu