Andonovski: Së shpejti qytetarët do të kenë letërnjoftim dhe patentë shoferi në një aplikacion në telefon

Ministria për Transformim Digjital po punon në një aplikacion digjital përmes të cilit qytetarët do të kenë kartë identiteti dhe patentë shoferi në formë elektronike, si dhe qasje në shërbimet më të kërkuara dhe më të reja, njoftoi ministri Stefan Andonovski.

Andonovski, në një intervistë për “360 Gradë”, tha se bëhet fjalë për një “portofol digjital” i ngjashëm me “Google Wallet” ose “Apple Wallet”, që do të thotë se versioni elektronik i dokumenteve personale do të jetë i përfshirë në aplikacion dhe qytetarët do të mund ta tregojnë për t’u identifikuar. Në fazën e dytë të projektit, siç paralajmëroi ai, do të mundësohet edhe nënshkrimi elektronik dhe verifikimi i plotë biometrik.

– Kemi marrë përgjigje pozitive nga programi “Evropa Digjitale”. Realizimi duhej të fillonte në janar 2025, por për shkak të procedurave të brendshme në Bashkimin Evropian, fillimi është shtyrë për në qershor 2025. Ne tashmë kemi një version model të aplikacionit – deklaroi Andonovski, duke theksuar se projekti është partneritet ndërkombëtar me Ministrinë për Transformim Digjital të Ukrainës dhe me mbështetje nga programi “Evropa Digjitale”, prej nga është siguruar një grant mbi një milion euro.

Ai njoftoi se në samitin digjital që do të organizohet në Shkup më 1 dhe 2 tetor të këtij viti do të promovohet versioni testues apo demo i aplikacionit, që përdoruesit e parë ta shkarkojnë në telefonin e tyre dhe ta përdorin.

Aplikacioni, sipas Andonovskit, fillimisht do të jetë pa pagesë sepse është financuar me grant nga BE. Në fazën e parë qytetarët nuk do të kenë asnjë kosto, ndërsa në fazën e dytë, kur do të aktivizohen nënshkrimi digjital dhe verifikimi biometrik, mund të ketë disa kosto shtesë.

Andonovski gjithashtu theksoi se ligji i ri për siguri kibernetike do t’i forcojë institucionet në parandalimin e sulmeve hakerike. Ligji parashikon themelimin e disa trupave – Këshilli Kombëtar Koordinues për Siguri Kibernetike, Sektori për Siguri Kibernetike (në MDT) dhe një qendër qeveritare për përgjigje ndaj incidenteve.

I pyetur nëse Qeveria planifikon të sjellë rregullore për kriptovalutat, Andonovski tha se e ardhmja e sektorit financiar janë kriptovalutat dhe se nëse bota lëviz në atë drejtim, vendi nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të mendojë për rregullimin ligjor.

Sipas ministrit, vendi po përballet me dy sfida aktualisht – e para është të pranojë realitetin dhe të njohë se kriptovalutat ekzistojnë dhe po tregtohen në Maqedoni, dhe e dyta është që, duke përmbushur objektivat e Agjendës së Reformës, po lëviz drejt Bashkimit Evropian dhe duhet të ndjekë rregulloret e Unionit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Medai Shaholli: Me Mickon përpara!

Me Mickon përpara! Ky është premieri më i "zgjuar" "Severnës" me eskortën e tij prej komitëve bashkë me titistët e rinj nga ZNAM-i e VREDI,...

PDSH si opsion për hyrje në Qeveri me një zvministër dhe disa drejtori?!

Burime qeveritare bëjnë të ditur për INA se Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) është opsion për t’u bërë pjesë e Qeverisë. Nga partia e Menduh Thaçit...

Kthehet kaosi me transportin publik në Shkup, autobusët privatë s’janë në qarkullim

Që nga orët e mëngjesit mijëra qytetarë kanë mbetur rrugëve të Shkupit në pritje të transportuesve privat në temperatura mbi 34 gradë celsius. Siç...

Garip Kaba: Çdo pushtet është i përkohshëm, por turpi i padrejtësisë është i përjetshëm

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Garip Kaba, ka publikuar një mesazh të ashpër ndaj pushtetit aktual, duke theksuar se padrejtësitë ndaj shqiptarëve do të...

Blerim Bexheti: VLEN po hesht, pushteti po ikën nga duart!

Sekretari organizativ dhe deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti përmes një postimi ka akuzuar qeverisjen VLEN se po hesht rreth ndryshimeve në Ligjin për menaxhim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu