VLEN që na bëri të mos vlejmë as pesë para!

Shoqëria e shqiptarëve të Maqedonisë është e ndarë në dy botë që nuk komunikojnë mes veti: në atë parajsianen ku jetojnë elitat politike dhe të gjithë të pëlqyerit dhe të dëgjueshmit e sunduesve maqedonas dhe në botën mjerane në të cilën banon populli.Këto dy botë të ndara, takohen mes veti vetëm gjatë fushatave parazgjedhore dhe në ditën kur votohet.Këto botë kurrë nuk kanë qenë kaq të ndara sa kohëve të fundit kur VLEN’i i ka katandisur shqiptarët udhës që në të ardhmen të mos përfaqësohen nga të zgjedhurit e vet, por nga shqiptarët e zgjedhur nga sunduesi maqedonas, pra që i bëri ata politikisht të mos vlejnë as pesë para.Ndërkohë kaluan tri dekada që kurë asnjë nga vasalët shqiptarë nuk pati guxim të thotë se shqiptarët e këtushëm nuk duhet të kontribuojnë e ta njohin këtë Maqedoni përderisa ajo nuk ua dëmshpërblen plaçkitjen që ua bëri atyre duke i përjashtuar nga privatizimi i pronës shoqërore.Siç kaloi thuajse një vit qëkur këta të VLEN’it vazhdojnë betejën kundër hajdutëve të BDI-së duke na quajtur shërbëtorë të kësaj partia opozitare neve që dy dekada me radhë e kritikonim partinë që e përvetësoi edhe emblemën e UÇK’së..Pra na quajnë hyzmeqarë të BDI’së edhe këta të ‘Klanit të Llërcës’ që u vëllazëruan me LSDM’në maqedonase vetëm që ta shpëtonin lëkurën e vet politike shqiptare si dhe këta të ALTERNATIVËS pa alternativë që dikur u bën pjesë e qeverisë së LSDM’së si të birësuarit e BDI’së.Po, shoqëria e shqiptarëve të Maqedonisë është e ndarë në dy bot që nuk i ndërlidhë asgjë; në atë ku jetojnë politikanët të cilëve sunduesi maqedonas u lejoi të vjedhin sa për t’ua mbyllur gojën që të mos flasin për vjedhjen e shekullit që iu bë shqiptarëve të këtushëm të përjashtuar nga procesi i privatizimit të pronës shtetërore. Dhe në botën ku jeton populli dhe të gjithë ne të tjerët që një ditë do duhet turpshëm të pranojmë se ndoshta pa hile e donim popullin, por nuk patëm guxim të bëheshim zëri i revoltës së tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be’er Sheva

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be'er Sheva, e cila ofron shërbime kritike për ushtrinë izraelite në fusha të tilla si...

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu