Amir Elezi: Sonte pritet që Taravari dhe ASH të deklarohen a ia kanë mbyll derën BDI-së

Sekretari Gjeneral i Alternativës, Amir Elezi në Intervistën e Ditës për Alsat-M ka folur për ngjarjet aktuale politike, në mesin e të cilave edhe për atë që pritet të deklarohet Arben Taravari.
“Meqë zoti Taravari ishte më aktiv nëpër televizione publike me deklarata më duhet të themi që sonte pritet që ai të deklarohet dhe ASH-ja nëse ia kanë mbyllur derën BDI-së. Sepse nuk mundet që të jesh edhe me VLEN-in edhe në të njëjtën kohë të komunikosh me BDI-në. E dimë që ka paralajmëruar se ka pasur një bisedë telefonike me Ali Ahmetin, nuk di, nuk jam i sigurt nëse janë takuar apo jo. Nuk mund që të quhej takim ajo që kishin me presidentin Begaj. Sidomos ideja dhe konfirmimi që duhet të vije sonte është a vazhdojnë të janë pjesë e Koalicionit VLEN dhe a e kanë ndarë mendjen që ia kanë mbyllur derën BDI-së?! “, deklaroi Elezi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

Qyteti japonez që SHBA-ja e bombardoi 12 orë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore

Kur lufta ishte drejt fundit, një qytet i vogël japonez u dogj nga një sulm që shumë njerëz e quajnë të panevojshëm. Kumagaya u...

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një rrjet të gjerë spiunësh rusë dhe njësi të inteligjencës ushtarake të përfshira në një fushatë disa-vjeçare sulmesh...

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përleshjet pas tërheqjes së forcave siriane nga Suwayda në...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu