Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

Në javën kulturore europiane dhe nën moton e Bashkimit Europian: “Të bashkuar në diversitet”, ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato zgjodhi të flasë në vetën e parë në “Dita Jonë” në A2 CNN, duke bërë të ditur prirjen e tij seksuale.

Teksa shpjegoi të gjitha projektet që po zhvillohen me artistët në këtë javë, jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe dhe në Pilur të Vlorës, ambasadori solli në vëmendje ekspozitën fotografike me temë dashurinë të Blerta Kambos, ku sipas tij, portretizohen larmi dashurie, jo vetëm mes një femre dhe një mashkulli. Ambasadori tregon vështirësitë e hasura mbi këtë temë dhe thekson se duhet të ndryshojë mendësia në vendin tonë.

“Tema kryesore është krijimi kësaj hapësire në të cilën njerëzit të ndërveprojnë në mënyrë të lirshme dhe të formësojnë vizionin e tyre për BE. Do të kemi disa teatër. Një tjetër është ekspozitë nga Blerta Kambo; Dashuria është e njëjtë për të gjithë aty protretizohen mënyra të ndryshme dashurie, jo vetëm mes një femër dhe një mashkulli. Besoj se njerëzit e dinë që jam homoseksual, por nuk abuzoj me pozicionin që kam. U zhgënjeva pasi kemi patur vështirësi për të gjetur vendin ku do të organizohej, se njerëzit thoshin nuk do t’i tregojmë këto fotografi se kemi fëmijë, por ato janë foto me dashuri. Janë thjesht fotografi. Në Shqipëri duhet të arrihet ky ndryshim i mendësisë. Njerëzit të pranojnë larminë dhe mendoj që kjo do të japë efektin e vet. Kemi muzikë dhe tematika të tjera si emigracioni që prek shqiptarët dhe marrëdhënia mes gjuhës e pushtetit. Të gjitha këto për të simuluar reflektim për sfidat me të cilat përballemi. Kultura është mjet i fuqishëm për të tejkaluar kufijtë dhe prandaj e bëmë këtë në partneritet me artistët”.

Duke shpjeguar më tej deklaratën e tij publike mbi homoseksualitetin, Gonzato me sinqeritet rrëfeu vështirësitë dhe tha se kjo nuk është kërcënim për njerëzit dhe nuk abuzon me pozicionin e tij.

“Është e vështirë sot të ekspozohesh në këtë formë dhe bëhesh i cenueshëm, por më pëlqen të jem i sinqertë. Nuk kam diçka për të fshehur. Të shprehesh se kush je në të vërtetë nuk është e lehtë por e rëndësishme të jesh i ndershëm. Mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju dhe ndjenjat që kam janë të njëjta me ju. Po ne jemi ndryshe, jemi me këtë diversitet dhe jemi edhe të njëjtë. Me pëlqen edhe ideja e ekspozitës ne kemi një thelb njerëzor dhe ju ndoshta e dini që unë kam qenë i martuar me një femër dhe më pas u martova me një burrë dhe problemet janë njësoj”./A2CNN

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Aliu: Po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmë Zvicrës pas tragjedisë në Kran-Montana

Ministri i Shëndetësisë, Azir Ali ka bërë të ditur se po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme Zvicrës pas tragjedisë ku humbën...

Biznesmeni Arif Fazliu dhuron shtëpinë e tij në vlerë rreth gjysmë milioni euro për Bashkësinë Islame si vakëf

Biznesmeni Arif Fazliu nga Prizreni i është bashkuar radhës së vakëflënësve, duke dhuruar në emër të Allahut shtëpinë e tij si vakëf për Bashkësinë...

A do të ketë takim Mickoski-Ahmeti? Zgjedhja e Avokatit të Popullit varet nga shumica e Badenterit

Që nga korriku i vitit të kaluar, Maqedonia është pa Avokat të Popullit. Shumica e mundshme për zgjedhjen e të riut pritet të caktohet...

Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit! I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet

Një shtetas turk 22-vjeçar është vrarë me thikë gjatë natës së Vitit të Ri para një objekti gastronomik në Çarshinë e Vjetër të Shkupit....

“Unë jam kryetar i Prishtinës” – Rama: Nuk e synoj drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i befasuar nga rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 28...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu